Politike

Danielsson me Ramën dhe anëtarët e KED: Vijoni reformat për BE

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, Christian Danielsson, sot ndodhet në Tiranë ku do të takojë krerët më të lartë politikë. Danielsson do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Zyrtari i lartë shprehet i kënaqur që gjendet përsëri në Tiranë. Danielsson është takuar me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ka përsëritur mbështetjen e BE-së në reformën e drejtësisë. Sipas tij, implementimi i reformës në drejtësi është kyç për progresin e vendit drejt BE-së.
“Kënaqësi që jam sërish në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi, kyç për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian”, shkruan në “Twitter” Danielson.

https://twitter.com/DanielssonEU/status/1103573796366282752

Ardhja e tij është përpjekja e radhës e Bashkimit Europian për të qetësuar tensionet politike në vendin tonë, pas dështimit të thirrjeve të delegacionit të BE-së në Tiranë. Situata politike nuk është aspak e qetë, me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe me valën e protestave kundër qeverisë. Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë për dialog kryedemokratit Basha, thirrje që u refuzua nga ky i fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë