Treg

Covid prek ndërtimin. Më pak leje në tremujorin e tretë, si vlerë dhe sipërfaqje

INSTAT ka raportuar sot (të premten) se në tremujorin e tretë 2020 janë miratuar gjithsej 262 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 308 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2019, me një rënie prej 14,9 %. Edhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2020, ka rënë. Ajo është 397.947 m 2 , nga 690.699 m 2 miratuar në tremujorin e tretë 2019, ose 42,4 % më pak. Në tremujorin e tretë 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 19,5 miliardë lekë, nga 25,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2019, duke shënuar një rënie prej 24,3 % .

Tirana dhe Durrësi janë qarqet me më shumë leje ndërtimi të miratuara përkatësisht 68 dhe 49 duke marrë parasysh edhe procesin e rindërtimit për shkak të tërmetit të një viti më parë.

Dibra dhe Gjirokastra janë qarqet me më pak leje ndërtimi të miratuara përkatësisht 3 dhe 5.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë