Treg

Vetëm transporti detar i mallrave ia doli ndaj Covid-19 këtë 10 mujor

Edhe tregtia është goditur fort nga COVID-19. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se vëtëm transporti i mallrave përmes detit ia ka dalë të sepurojë në volum atë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Kurse transporti i mallrave përmes hekurudhës dhe ajrit ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave të INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Tetor 2020 është 399 mijë ton, duke u rritur 10,4 %, krahasuar me Tetor 2019. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.493 mijë ton, duke u ulur me 7,5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019. Në muajin Tetor 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.315 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 51,0 %, krahasuar me Tetor 2019. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 20.940 mijë tonkilometër, duke u ulur me 41,9 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019

Në muajin Tetor 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 153,0 ton, duke u ulur me 28,3 %, në krahasim me Tetor 2019. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.457,3 ton duke u ulur me 24,2 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Tetor 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 86,1 mld lekë dhe 46,9 % e tyre u transportua me det. Në dhjetëmujorin e vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 709,4 mld lekë dhe 49,5 % e tyre u transportua me det.

 Në Tetor 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 51,7 %, me rrugë 46,2 % dhe me ajër 0,7 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në Tetor 2020 janë rritur me 15,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në dhjetëmujorin e vitit 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 55,5 %, me rrugë 42,6 % dhe me ajër 0,5. Mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 4,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në Tetor 2020, mallrat e importuara me det zënë 44,7 %, me rrugë 49,3 % dhe me ajër 2,4 %. Mallrat e importuara me rrugë në Tetor 2020 janë rritur me 16,7 % krahasuar me Tetor 2019.

Në dhjetëmujorin e vitit 2020, mallrat e importuara me det zënë 46,8 %, me rrugë 47,2 % dhe me ajër 2,9 %. Mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 1,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë