Futboll

“Covid guxoi të më sfidojë! Ide e keqe!”. Si i përgjigjet Ibra koronavirusit

Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv në testin e radhës anti-Covid. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Milanit përmes një deklarate zyrtare, por edhe nga sulmuesi shtatlartë suedez.

Ibra shkroi përmes rrjeteve sociale se nuk kishte asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim shëndetësor, ndërsa me karizmën që e karakterizon brenda dhe jashtë fushe i hedh “dorezën” e sfidës virusit që ka ngërthyer të gjithë botën.

“Dje rezultova negativ dhe sot jam pozitiv. Asnjë simptomë, a diçka të ngjashme. Covid mori guximin që të më sfidojë mua! Ide e keqe për të”, shkroi në Tëitter sulmuesi kuqezi.

Megjithatë, 38-vjeçari duhet të vetëizolohet për 14 ditë, duke munguar në ndeshjen e Europa League që Milani ka me norvegjezët e Bodo/Glimt këtë të enjte.

Ibrahimoviç është i vetmi që ka rezultuar pozitiv, të gjithë lojtarët e tjerë dhe anëtarët e stafit kanë rezultuar negativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë