Shkencë

Covid-19, vaksina fillestare thjesht mund të lehtësojë simptomat

Kompanitë farmaceutike po synojnë që të krijojnë një vaksinë Covid-19  e cila do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa shkencëtarët kërkojmë që të bëhet kujdes për efektivitetin e saj.

Sipas ekspertëve të shëndetit në Britani, një vaksinë Covid-19 nuk do të parandalojë zhvillimin e virusit, por mund të lehtësojë vetëm simptomat, njejtë si bëjnë edhe medikamentet.

Studiuesit u thanë ministrave se vaksina e parë që fiton miratimin e rregullatorit do të jetë  pjesërisht efektive.

Një burim informoi "The Times" se vendet duhet të përdorin maksimalisht vaksinën e gripit, sepse nuk i dihet nëse vaksina fillestare do të jetë efektive. 

"Duket se rezultati më i mundshëm në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme është gjetja e një vaksine, që zvogëlon ashpërsinë e simptomave" shpjegojnë ekspertët.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një vaksinë nuk do të jetë një "plumb argjendi" në trajtimin e virusit, i cili ka të ngjarë të  qarkullojë për shumë kohë.

 Ndërsa përfitimet e një vaksine përfshijnë zvogëlimin e kërcënimit për individët me rrezik të lartë dhe zvogëlimin e rrezikut të njerëzve që sëmuren rëndë, kjo gjë nuk do të sjellë kthimin në jetën normale.

Eksperti i shëndetit publik, Chris Whitty ka thënë se një vaksinë ka gjasa të ketë një efektshmëri 40-60 përqind, të krahasueshme me një përhapje si gripi.

Ndërkohë, ekipi i Oksfordit duke zhvilluar një vaksinë ka vendosur një objektiv prej 50 përqind të mbrojtjes.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se vaksina është një mjet i vlefshëm nëse zvogëlon gjysmën e rrezikut të prekjes nga virusi. Ekspertët synojnë që vaksina të jetë gati për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Charlie Weller, kreu i vaksinave në "Wellcome Trust", tha se masa të tilla si distancimi social do të duhet të vazhdojnë ndërsa vaksina realizohet.

Mendohet se individët do të kërkojnë një dozë fillestare dhe një dozë tjetër më efektive më vonë. Disa mund të kenë nevojë për dy vaksina plotësisht të ndara, në varësi të sistemit të tyre imunitar.

Këtë javë, u zbulua se studiuesit britanikë synojnë të testojnë vaksinat tek vullnetarët në një seri "sfidash" në fillim të vitit të ardhshëm, i cili do të përfshijë vullnetarë të shëndetshëm që injektohen me Covid.

Më herët Financial Times raportoi se vullnetarët fillimisht do të injektoheshin me një vaksinë fillimisht por lufta ndaj Covid-19 nuk mbaron këtu. Ekspertët janë shprehur se historia mjekësore ka treguar se të njëjtat sfida janë vërejtur edhe më herët në testimin e vakainave të malaries, tifos dhe gripit, por ndryshe nga këto, nuk ka një trajtim të provuar se funksionon për Covid-19.

Burimi:The Independent/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë