Treg

Covid-19/ Të rinjtë europianë vazhdojnë të vuajnë papunësinë

Të dhënat më të fundit të EUROSTAT tregojnë se në tremujroin e tretë të 2020-ës, 72.4%  e njerëzve në Bashkimin Europian të moshës mes 20-64 vjeç ishin të punësuar, me rritje 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës (sipas të dhënave të përshtatura të sezonit). Tremujori i tretë  i 2020-ës u karakterizua nga  një lehtësim i masave të vendosura për të kontrolluar COVID-19 në shumë shtete dhe që pasoi me rritje të aktivitetit ekonomik. Megjithatë, niveli i punësimit dështoi të kthehet në nivelet përpara se pandemia e COVID-19 të niste (tremujori i katërt i 2019-ës) kur niveli i punësimit ishte 73.1%.

Punësimi në radhët e të rinjve nuk u rekuperua aq fort sa kategoritë e tjera. Në fakt, norma e punësimit mes të rinjve të moshës mes 15-24 vjeç ishte 31.3% në tremujorin e  2020, një rritje me 0.1 pikë përqindjeje nga tremujroi i kaluar (dhe një zbritje prej 2.0 pikë përqindjeje nga tremujori i katërt i 2019-ës). Punësimi i njerëzve të moshës mes 25-54 vjeç ishte 79.8% në tremujroin e tretë 2020 dhe u rrit me 0.4 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin parardhës, por mbeti  0.8 pikë përqindjeje më ulët se sa tremujroi i katërt i 2019-ës. Nga ana tjetër, norma e punësimit për njerëzit e moshës mes 55-64 vjeç ishte 59.7%, me rritje 0.5 pikë përqindjeje nga tremujori i kaluar dhe gjithashtu 0.1 pikë përqindjeje më i lartë se sa tremujori i katërt i 2019-ës.

Më pak njerëz u punësuan në punë elementare

Duke e analizuar punësimin në aspektin e aftësive, numri i njerëzve të punësuar në punë elementare ra 8.9%, duke krahasuar tremujroin e tretë të 2020-ës me të njëjtin tremujor të 2019-ës (jo të përshtatura sezonalishtl). Numri i shërbimeve dhe shitjet kanë rënë  (-6.7%), ashtu si punësimi i operatorëve dhe montuesve të impianteve dhe makinerive (-5.7%) dhe menaxherët (-5.1%). Nga ana tjetër, numri i njerëzve të punësuar  si profesionistë u rritën 4.7%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë