Mendim

Covid-19, stop trajtimit me hidroksiklorokine dhe lopinavir/ritonavir

Nga Ilir Alimehmeti-  Komiteti Drejtues Ndërkombëtar (studimi SOLIDARITY) e formuloi rekomandimin nën dritën e evidencës për hidroksiklorokinen kundrejt trajtimit standard dhe lopinavir/ritonavir kundrejt trajtimit standard nga rezultatet e studimit SOLIDARITY dhe nga rishikimi i të gjitha provave klinike të prezantuar në Samitin e OBSH-së mbi kërkimin dhe inovacionin ne COVID-19, 1-2 Korrik 2020.

Këto rezultate tregojnë se hidroksiklorokina dhe lopinavir/ritonavir japin pak ose aspak efekt ne reduktimin e vdekshmërisë se pacienteve me COVID-19 të shtruar në spital kur këto mjekime krahasohen me kujdesin standard.
Studiuesit e SOLIDARITY do t'i ndërpresin provat klinike me efekt të mënjehershem.

Kujtoj që Shqipëria është pjesë e studimit ndërkombëtar SOLIDARITY.

Edhe pse shume studime klinike të mëparshme e tregonin këtë gjë shume qarte, OBSH-ja e dha këtë deklarate vetëm dje, pas muajsh studimi personal "e verbër" ndaj rezultateve te skuadrave te tjera.

Për të qenë efektive, duhet kontributi i përbashkët i të gjithëve, pa dallime.

Koncepti i "të nënës" dhe "të njerkës" nuk aplikohet në mjekësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë