Treg

Covid-19, Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinës për BE-në

Çmimet e vaksinave Pfizer dhe Moderna kundër Covid-19 janë rritur në kontratat e fundit të furnizimit me Bashkimin Evropian.

Financial Times ka cituar fragmente nga kontratat ku çmimi i ri për vaksinat Pfzier do të shkojë 19.50 euro (për një dozë). Më parë ishte 15.50 euro.

Ndërsa vaksina Moderna  rritet në 25.50 dollarë për dozë, nga 22.60 dollarë që ishte.

Marrëveshjet, e nënshkruara këtë vit për  2.1 miliardë doza deri në vitin 2023, janë rinegociuar pas rishikimit të testeve të fazës 3 nga komisionet e vaksinimit  

Vendimi për rritjen e çmimit vjen në një kohë kur disa vende të BE-së po konsiderojnë marrjen e një doze të tretë të certifikuar nga EMA.   

Franca po shqyrton seriozisht marrjen e  doze të tretë nga vjeshta, ndërsa Gjermania ka përgatitur logjistikën për të filluar aplikimin e dozës së tretë në muajin shtator.

Ndërkohë zyrtarisht Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha muajin e kaluar se ishte herët për të përcaktuar nëse do të kërkoheshin më shumë se dy të doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë