Para

Covid-19 ka ulur qarkullimin e parasë

Rritja e papunësisë, mungesa e të ardhurave ka bërë që në Shqipëri të qarkullojnë më pak para.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në korrik numërohen 1,279,906 transaksione nëpër ATM për tërheqje parash, nga 1,464,217 që janë kryer në muajin qershor të këtij viti, me një rënie prej 14.4%. E shprehur në vlerë monetare; nga rreth 18.8 mld lekë në muajin qershor, në 17.2 mld lekë në korrik ose 9.3% më pak.

Edhe pagesat nëpër terminalet POS shfaqin ulje. Në muajin korrik janë kryer 468 mijë transaksione në vlerën e 1.98 mld lekëve, nga 504 mijë të tillë me vlerë e 2.13 mld lekëve në qershor. Rënia llogaritet 7.7% në numër transaksionesh dhe 7.9% në vlerë.

Kriza e nisur nga pandemia në muajin mars me bllokimet si përgjigje ndaj koronavirusit, vazhdon të japë efeketet e saj. Kjo ishte një periudhë kur pritej që turizmi të lulëzonte dhe njerëzit të shpenzonin nga të ardhurat e akumuluara gjatë vitit, si turistët vendas, edhe ata të huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë