Para

Covid-19/Ekspertët: Borxhi i FMN dritare ndihme, i brendshmi shumë i shtrenjtë

Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi ndihmën financiare 190.5 milion dollarë për Shqipërinë.

Instrumenti ishtë borxh me interes 4%, por me disbursim të menjëhershëm, për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive epidemisë së koronavirusit në vend, duke forcçuar kujdesin shëndetësor. Fondet e reja sigurohen në Instrumentin e Financimit të Shpejtë (RFI), i çili shpërndan fonde në vendet që përballen me një nevojë urgjente të bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program të plotë ekonomik ose rishikime.

Por një javë përpara se FMN të ofrohej për ndihmë, qeveria shqiptare do të merrte 100 milionë euro hua në tregun e brendshëm fianciar përmes emetimit të obligacioneve me kohë maturimi dyvjeçar.

Nga të dhënat e ankandit të zhvilluar, norma e interesit ishte 1.96%, pak më e lartë se norma e vendosur nga emetuesi ( 1.8% ).

Pavarësisht se pritej që kërkesa për të blerë obligaçionet rezultoi mjaft e lartë, me afro 164 milionë euro, Ministria e Financave vendosi të mos tërheqë të gjithë shumën e shpallur prej 120 milionë eurosh.

Artan Gjergji, ekspert i trgjeve financiare

Përballë dy ngjarjeve eksperti i tregjeve financiare, Artan Gjergji ngre pyetje: “A është e logjikshme dhe e domosdoshme të marrësh borxh nga FMN 190 milionë USD me 4% nomë interesi (kredi shumë e shtrenjtë) .... kur nuk ka kaluar 1 javë që kemi marrë nga tregu i brendshëm 100 milionë EUR me normë interesi 1.96%, pra me më shume se 2-fish më pak të kushtueshme ??? .... Ndërkohë që bankat kishin ofruar shumë herë më tepër për të blerë ....dhe Qeveria kishte 'refuzuar' të merrte borxh me 1.96 % ????”.

Gjergji thekson se në sistemin bankar ka ende 8.4 miliardë EUR depozita me afat kohor (të bllokuara).

Kurse Zef Preçi dhe Elvin Meka janë dakord me pranimin nga ana e qeverisë së borxhit të FMN-së, pavarësisht se i shtrenjtë, duke e argumentuar me nevojën për likuiditet në një situatë të panjohur dhe të pasigurtë.

Në kushtet kur rënia ekonomike gjatë këtij viti pritet të jetë dyshifrore, sqaron eksperti Zef Preçi, kuptohet se mbështetja për bilancin e pagesave nevojitet e fortë dhe e menjëhershme, prandaj mbështetja e FMN mendoj se duhet parë pozitivisht në tërësinë e saj.

Zef Preçi , ekspert ekonomie

“Dmth situata jonë e pritshme mendohet se do të jetë edhe më e keqe nga sa mund ta imagjinojmë ne.  Shtoji kësaj situate edhe voluntarizmin në qeverisje, mungesën e prioriteteve buxhetore, arrogançën qeveritare në respektimin e kontratave të llojit PPP, prokurimet klienteliste dhe pa garë, ngadalësinë në fillimin e zbatimit të porgramit të rindërtimit mbas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, etj. Norma e interesit duket e favorshme për FMN, por marrja e këtij borxhi në bankat tona tregare nuk do të ishte e favorshme mbasi do të shterronte disa burime që teorikisht mendohet se do të ndihmojnë për zgjerimin e kreditimit të ekonomise reale.”- shpjegon Preçi.

 Kurse për normën e inrteresit me të çilën qeveria mori borxhin e javës që shkoi në tregun e brendshëm, Preçi mendon se ishte i lartë dhe shumë afër normës së interesit për huatë tregtare "të zakonshme”...

Elvin Meka borxhin e FMN-së e shikon si një dritare mundësië.

Elvin Meka, ekspert bankar

“Borxhi është një isntrument që FMN ua vuri të gjithë vendeve të rajonit, njëkohesisht për ta përdorur urgjent si dritare mundësie; ose tani ose mbyllet. Pra është vepruar në kushte urgjente. Problemi është se e ardhmja nuk dihet si do jetë dhe si do shkojnë gjërat, kështu që më mire me pas likuiditet sesa me ngel pa të.”- sqaron ai.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shtrirë fondet për tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për të mbështetur përpjekjet e tyre gjatë pandemisë së ÇOVID-19. Bosnja dhe Herçegovina gjithashtu është në rrugën e duhur për të marrë fondet e FMN pasi udhëheqësit e tre partive kryesore etnike të vendit dhe autoritetet shtetërore, arritën një marrëveshje se si do të shpenzohet një kredi e nevojshme për 330 milion € nga FMN.

FMN tha në 10 prill se aprovoi ndihmë finançiare 190.5 milion dollarë për Shqipërinë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive epidemisë së koronavirusit në vend, duke forcuar kujdesin shëndetësor. Fondet e reja sigurohen në Instrumentin e Finançimit të Shpejtë (RFI), i çili shpërndan fonde në vendet që përballen me një nevojë urgjente të bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program të plotë ekonomik ose rishikime.

Shqipëria u godit nga një goditje e dyfishtë e tërmetit vdekjeprurës nëntorin e vitit të kaluar, e ndjekur nga shpërthimi i vazhdueshëm global i koronavirusit që së bashku kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje të konsiderueshme në ekonomi.”Tërmeti më 26 nëntor 2019 dhe pandemia e vazhdueshme globale ÇOVID-19 kanë shkaktuar vështirësi të mëdha dhe përçarje në aktivitetin ekonomik në Shqipëri,” tha Tao Zhang, zëvendësdrejtor i FMN.

Sipas Zhang, të dy tronditjet e njëpasnjëshme pritet të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një bilanc urgjent i pagesave duhet të zhvillohet midis një shtrëngimi të kushteve finançiare globale. Zhang vlerësoi autoritetet shqiptare për miratimin e masave të rrepta të përmbajtjes dhe një paketë fiskale prej 1.4% të PBB-së për të ndihmuar në sigurimin e kujdesit mjekësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë