Keshilla

Covid-19: Cili është pastruesi më i mirë i shtëpisë?

Jo vetëm Covid-19, por edhe shumë viruse të tjera kërcënuese për jetën, e kanë shumë të lehtë të pushtojnë organizmin e njeriut dhe sipërfaqe të tjera.
E njëjta gjë vlen edhe për kimikatet që gjenden në solucionet industriale të pastrimit të cilat irritojnë jo vetëm rrugët e frymëmarrjes por mund të nxisin edhe sëmundje të rënda siç është kanceri.
Një nga mënyrat më efikase të mbrojtjes ndaj Covid-19 është distancimi fizik dhe social por edhe larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun për minimalisht 20 sekonda.
Njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe shumë syresh ankohen se kanë përqendruar energjitë e tyre për një pastrim sa më efikas dhe të shpeshtë të shtëpisë për të penguar Covid-19.
Por në përpjekje për t’i shpëtuar koronavirusit, amvisat kryesisht, janë të rrezikuara edhe nga solucionet që përdorin për pastrim. Ekspertët e Agroweb thonë se amvisat duhet të tregojnë kujdes jo vetëm ndaj COVID-19 por edhe ekspozimit të vazhdueshëm ndaj kimikateve të dëmshme.
Çfarë ju duhet të pastroni shtëpinë pa dëmtuar shëndetin?
Përpara se të lexoni më poshtë, duhet të kuptoni që pastrimi nuk është e njëjta gjë me dezinfektimin. Pastrimi mundet të largojë papastërtitë dhe bakteret nga sipërfaqet e ndryshme. Dezinfektimi mund të shkatërrojë viruset por nuk do të thotë se pastron sipërfaqet nga papastërtitë. Produktet e nevojshme për shkatërrimin e viruseve përmbajnë rëndom kimikate shumë të rënda që shkaktojnë sëmundje. Disa prej më të rëndave për shëndetin tonë janë amoniaku dhe zbardhuesi ose siç njihet rëndom në mesin e amvisave, Açe. Ekspertët sqarojnë se koronavirusi ka një shtresë mbrojtëse të jashtme dhe kjo është edhe pika që e shkatërron atë më lehtë.
Eleminiuesi më i fortë i virusit është uji dhe sapuni. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që sipërfaqet e shtëpisë të lahen si fillim me ujë dhe sapun dhe më pas të dezinfektohen me alkool. Ai rekomandohet shumë për çdo sipërfaqe që ne e prekim më shpesh me dorë siç janë:
- Pulti i televizorit,
- Çelësi
- Dorezat
- Kompjuteri
- Telefoni celular
- Rubineti
- Portofoli
- Frigoriferi, soba dhe pajisje të tjera shtëpiake.
Sa u përket rrobave në lavatriçe, ekspertët thonë se larësit tradicionalë janë të mjaftueshëm, ama amvisat duhet t’i lajnë rrobat në një proces me ujë sa më të ngrohtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë