Mendim

Conte, thirrje BE-së dhe Gjermanisë: Po shkruajmë historinë, jo një libër ekonomie

Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka kërkuar sot Bashkimit Europian dhe në veçanti Gjermanisë “t’i thërriste mendjes” dhe të demonstrojë se mund t’i përgjigjet krizës së  koronavirusit si pjesë e familjes europiane.

Në një intervistë për televizionin gjerman “ARD”, kreu i vendit fqinj deklaroi se ndërkohë që Europa është ende e ndarë në lidhje me një plan efektiv të përbashkët për të luftuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, me një përplasje të dukshme midis shteteve të Europës Veriore dhe zonës së Mesdheut, Italia po shkruan faqe në librin e historisë dhe jo një manual ekonomie”

 “Kjo është një sfidë historike me një ndikim shkatërrues në sistemin shëndetësor, ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë Europën. BE duhet të tregojë nëse është vërtet shtëpi për qytetarët europianë”.

Conte tha se Bashkimi Europian duhet të miratonte sa më parë krijimin e një instrument të përbashkët borxhi për të financuar përballimin e krizës së koronavirusit, i njohur ndryshe këtë periudhë si “koronabonde”.

Kryeministri italian tha se skema e koronabondeve nuk do t’i kërkonte qytetarëve gjermanë të paguajnë borxhin e Italisë të grumbulluar në të kaluarën, por do të ndajë barrën e pandemisë mes vendeve anëtare.

“Unë dua t’u them të gjithë qytetarëve gjermanë se ne nuk po shkruajmë faqen e një libri shkollor mbi ekonominë, por një faqen e një libri historie”, tha ai.

Për Conten, koronabondet do të krijonte kushte të favorshme për të financuar rimëkëmbjen e të gjitha vendeve anëtare pas pandemisë.

“BE-ja po konkurron me Kinën dhe me SHBA-në që ka ndarë 2 trilionë euro për të tejkaluar krizën. Nëse reagimi ynë nuk është koheziv, i fuqishëm dhe i koordinuar, Europa do të bëhet gjithnjë e më pak konkurruese në tregun global” tha Kryeministri italian.

Sipas Contes, udhëheqësit e BE-së duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se kjo është një emergjencë që prek të gjithë dhe nga e cila asnjë vend i vetëm nuk është imun.

“Të gjitha vendet preken, të gjithë janë në vijën e parë të betejës. Nëse nuk koordinohemi, armiku i padukshëm mund të përhapet dhe të gjitha përpjekjet tona do të ishin të kota” tha ai.

Deri të martën, numri i të infektuarve në Itali arriti në 105.792, ndërsa ai viktimave arriti në 12428. Sipas organit Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, Itali ka arritur ose është afër pikut të epidemisë.

Conte parashikoi se nëse Italia e kapërcen gjendjen e emergjencës në fund të majit, PBB e vendit fqinj pritet të bjerë me 6% në vitin 2020.

Holanda dukej se u tërhoq nga retorika e saj e ashpër e mëparshme ndaj vendeve jugore të Europës kur bëhet fjalë për lëshimin e eurobondeve, por Gjermania dhe Austria vazhdojnë të kundërshtojnë, pavarësisht këmbënguljes së Francës, Italisë, Spanjës dhe vendeve të Europës Juglindore.

Ndërkohë Komisioni Europian po të punon për një plan prej 80-100 miliardë eurosh për të ndihmuar shtetet anëtare qe të ruajnë vendet e punës në krizën e koronavirusit. Ky propozim është parë si përpjekje për të shtyrë miratimin e eurobondeve.

Qëllimi është krijimi i një sistemi në nivelin europian që lejon instrumente financimi përmes mbështetjes publike për punëtorët në mënyrë që të shmangen mbylljet e vendeve të punës sa më shumë që të jetë e mundur.

Propozimi i Komisionit pritet të paraqitet para Eurogroupit më 7 prill, gjatë së cilës ministrat e financave të zonës euro do diskutojnë opsionet e ndryshme në tryezë për t’iu përgjigjur ndikimit ekonomik të krizës nga Covid-19.

Më Shumë