Keshilla

Ç’ndodh nëse i përdorni më shumë se ç’duhet disa përbërës natyrorë në rutinën e bukurisë

Produktet kozmetike natyrore janë në trend dhe ky është fakt. Sipas një raporti nga revista "Statistica", 33.5% e industrisë së bukurisë përbëhet nga produkte natyrore të kujdesit të lëkurës, 33% e kujdesit për flokët dhe 41% e konsumatorëve përdorin çdo muaj një produkt "të bërë vetë". Por ndërsa ato janë të mira për mjedisin dhe përgjithësisht më pak të dëmshme për lëkurën, ne ende duhet të jemi të kujdesshëm kur shtojmë këto përbërës natyralë në rutinën tonë të bukurisë. Ka disa produkte që janë të dëmshëm nëse përdoren më shumë seç duhet.

Vaj kokosi për të zbutur flokët e thatë

Ne mund ta shohim vajin e kokosit pothuajse kudo tani, nga kujdesi për lëkurën te trajtimet e flokëve. Por është e rëndësishme të dini se vaji i kokosit nuk është menduar për çdo lloj floku. Sipas "International Journal of trichology", për flokët me porozitet të ulët, shtresa e hollë e vajit të kokosit mund të bllokojë disa mënyra se si uji mund të depërtojë në fijet, gjë që mund të parandalojë që flokët të marrin lagështinë e nevojshme, duke i lënë të thahen.

Uthulla e mollës për të trajtuar aknet

Imazh ilustrues

Shumë njerëz përdorin uthull molle për të trajtuar aknet, zbokthin, apo edhe si një deodorant natyral. Sidoqoftë, aciditeti i tij i lartë mund të çojë në djegie të rrezikshme kimike në lëkurën tuaj. PubMed sqaron se për përdorim më të mirë, provoni të shtoni ujë në përzierje.

Të bardhat e vezëve për të mbyllur poret

Të bardhat e vezëve shpesh përdoren për të mbyllur poret e fytyrës dhe për të bërë lëkurë më të butë. Sidoqoftë, vezët janë një transmetues i zakonshëm i salmonelës, dhe ne nuk duhet t'i vendosim ato aq afër gojës kur ato janë të gjalla.

Kanellë për trajtimin e akneve

Kanella është bërë e njohur si një zgjidhje kundër puçrrave. Ndërsa shumë njerëz filluan të shtojnë këtë përbërës në maskat e tyre të fytyrës, disa ankesa për alergji dhe një ndjesi djegie gjithashtu filluan të shfaqen. Kjo ndodh sepse dermatiti i kontaktit është një dobësi e zakonshme e përdorimit të kanellës, duke çuar në skuqje, djegie dhe acarim.

Sheqeri për pastrim fytyre

Imazh ilustrues

Sheqeri mund të jetë një kurë e shijshme për gojën tuaj por lëkura juaj nuk e vlerëson aq shumë. Nëse përfundoni duke përdorur sheqer si një përbërës në një pastrim jo shumë të butë, ai mund të jetë shumë gërryes në lëkurën tuaj. Ky proces mund të hapë plagë të vogla dhe të ekspozojë lëkurën tuaj ndaj papastërtive.

Lëngu i limonit si një maskë kundër plakjes

Nuk është për t'u habitur që lëngu i limonit është plot me vitaminë C dhe veti antioksiduese. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz po shtojnë këtë përbërës në maskat e tyre të fytyrës për të përfituar nga efektet e tij kundër plakjes. Por limoni mund të çojë në hiperpigmentim dhe lëkurë të djegur, prandaj duhet të përdoret me kujdes.

Bollgur për kruarje të lëkurës

Imazh ilustrues

Për disa, përgatitja e një banjë me bollgur është zgjidhja perfekte për një "krizë" kruarje të lëkurës. Sidoqoftë, të kesh një kontakt kaq të madh me bollgur mund të çojë në dermatit atopik, duke e bërë lëkurën tuaj të kruhet edhe më shumë.

Një banjë me sodë buke për të lehtësuar dhimbjen

Imazh ilustrues

Banjat e sodës së bukës përdoren zakonisht për të trajtuar disa kushte shëndetësore, nga lehtësimi i tensionit dhe dhimbjes deri tek rritja e qarkullimit të gjakut por nivelet e tij alkaline mund të dëmtojnë dhe irritojnë lëkurën tuaj.
Burimet: International Journal of trichology, Statistica, PubMed. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë