Futboll

Çmenduri në Athinë, përleshje mes tifozëve të AEK-ut dhe Ajaksit

Mbrëmje mjaft e tensionuar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku ka pasur përleshje shumë të ashpra mes tifozëve të AEK-ut dhe atyre të Ajaksit, brenda dhe jashtë stadiumit. Janë hedhur tymuese dhe sende të forta nga këta tifozë huliganë, por për fat të mirë policia ka evituar më të keqen.

Ultrasit e klubeve europiane, me sa duket, nuk duan të mbeten prapa atyre argjentinas. Para ndeshjes së Champions League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaksit, tifozeritë e dy skuadrave kanë humbur kontrollin dhe kanë shpërthyer në dhunë ndaj njëra-tjetrës. Ata kanë qenë të “armatosur” mirë me tymuese, shkopinj dhe sende të tjera të forta. Përleshja ka ndodhur pranë zyrave të klubit grek, në rrugën “Alexandras”, ku duket se ishte lënë “takimi” me anë të rrjeteve sociale. Ishin rreth 200 tifozë holandezë, me të cilët janë bashkuar edhe 60 ultras të Panathinaikosit dhe 7 ultras të polakëve të Visla Kracovias, kundër 180 ulstrasve të AEK-ut.

https://twitter.com/twitter/statuses/1067164758254735362
Nga përleshjet mes tifozëve të AEK-ut dhe të Ajaksit

Ka pasur shpërthime bombash molotov, përleshje fizike mes tifozëve dhe shumë tym, por sitiuata e çmendur mund të kishte degjeneruar, nëse nuk do të kishte ndërhyre me shpejtësi policia. Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të plagosurve mes këtyre tifozëve.

Policia ndërhyn në stadium, pas dhunës mes tifozëve

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë