Makina

Cili ndot më shumë: Një Volkswagen apo një Ferrari?

Shumica e njerëzve do të thoshin Ferrari, por përgjigjja e saktë është më e nuancuar, sipas prodhuesit italian të “sportscar”. Drejtori, Louis Camilleri, thotë se kjo varet nga sa e ngisni atë.

Gjatë një thirrje investitorësh këtë javë, Camilleri e lidhi çështjen me rregulloret mjedisore europiane që synojnë të ulin emetimet e transportit duke penalizuar shitjen e automjeteve me motorë veçanërisht të fortë.

 "Nëse merrni një V12 Ferrari që ecën vetëm 3000 kilometra në vit, ndoshta ai ka më pak shkarkime sesa një makinë shumë e vogël që lëviz çdo ditë," tha ai.

Industria e makinave duhet të bëjë një punë më të mirë për edukimin e rregullatorëve.

Klientët e pasur të Ferrarit shpesh zotërojnë disa nga makinat e saj sportive, të cilat ata i trajtojnë si vepra arti të çmuara. Nga perspektiva e klimës, ajo që ka rëndësi është vëllimi i përgjithshëm i karbonit i derdhur në atmosferë.

Akoma, kjo është një betejë që Ferrari është i destinuar ta humbasë. Qeveritë me të drejtë po kufizojnë emetimet e karbonit të prodhuesve të makinave për të parandaluar ndryshimet katastrofike të klimës.

Shitja e automjeteve elektrike mund të rrisë marzhet e fitimit tashmë stratosferik të Ferrarit dhe të katalizojë një zhvendosje më të gjerë të industrisë nga karburantet ndotëse.

Deri kohët e fundit Ferrari kishte pak arsye për ankesa mjedisore. Një prodhues i makinave me vëllim të ulët, nuk i nënshtrohet të njëjtave rregulla të rrepta pasi Ferrari duhet të arrijë vetëm 277g Co2 për km. Prandaj, emetimet mesatare të flotës së saj janë ende mjaft të larta.

Megjithatë, mjedisi rregullator po bëhet më i ashpër. Në disa tregje të mëdha ka plane për të ndaluar krejtësisht automjetet me motor me djegie. Norvegjia do ta bëjë këtë nga 2025, Mbretëria e Bashkuar mund të ndjekë deri në vitin 2030 dhe Kalifornia do të bashkohet me ta në 2035. Në termin më të afërt, Franca dëshiron që njerëzit që blejnë automjete ndotëse të paguajnë një taksë shtesë të gazit, e cila mund të shkojë 50,000 euro me koston e një Ferrari deri në vitin 2022, diçka që mund të pengojë edhe tifozët më të mëdhenj të kalit.

Gjithsesi, Ferrari nuk po i shpërfill çështjet e gjelbra pasi “SF90 Stradale” është prodhimi i saj i parë plug-in-hibrid i serisë dhe deri në vitin 2022 Ferrari thotë se 60% e modeleve të saj do të kenë një kabllo të fuqisë hibride. Megjithatë, nuk do të ketë një makinë elektrike për disa vite të tjera.

Camirelli mendon se edhe kur automjetet të jenë plotësisht elektrike nuk do të përfshijnë as gjysmën e shitjeve të Ferrarit dhe ato kurrë nuk do të arrijnë 100%. Për ta vënë atë në kontekst, “Bloomberg” projekton që deri në vitin 2040 modelet elektrike në përgjithësi do të përbëjnë 58% të shitjeve globale të automjeteve.

Problemi për Camilleri është që shijet ndryshojnë, veçanërisht nëse rivalët e tij bëjnë makina sportive elektrike tërheqëse. Ndërsa dëshira për të mbrojtur markën është e kuptueshme, Ferrari gjithashtu ka një përgjegjësi të drejtojë në çështjet mjedisore për shkak të emrit që ka në gara të ndryshme.

Kompania rrezikon të humbasë një brez të ri të blerësve të makinave të cilët mund të fillojnë të preferojnë prodhues të tillë si Tesla Inc. Gjithashtu Porsche ka treguar se është e mundur të prodhohet një makinë sportive elektrike. Plus automjetet elektrike mund të jenë më fitimprurëse për një kohë më të gjatë se sa ekuivalentët e tyre të motorit me djegie. Duke hequr qafe sistemin elektrik të ndërlikuar të benzinës, një Ferrari plotësisht elektrik mund të mos jetë preferenca e njerëzve.

Burimi: Bloomberg. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë