Makina

Tesla zgjedh Serbinë si një ndër vendet ku do të prodhojë mjetet

Kompanitë nga industria e automjeteve, të lidhura me Tesla-n, janë të interesuara të fillojnë prodhimin e autopjesëve në një nga qytetet serbe. Tani ata janë në kërkim të një hapësire të favorshme prodhimi për të lëvizur. Ata po marrin në konsideratë posaçërisht Serbinë. Pjesa më e madhe e kompanive janë nga Kina. Lëvizja e prodhimit në Serbi ka nisur.

Ndërsa pala serbe argumenton se një numër i konsiderueshëm kompanish po sjellin prodhimin më afër Europës. Kjo sepse zinxhirët e furnizimit janë prishur, transporti është i shtrenjtë dhe merr një kohë të gjatë. Si dhe është i paparashikueshëm.

Dy kompani kineze që janë në fazën përfundimtare të punësimit për Tesla-n në territorin serb. Këto kompani kineze do të prodhojnë pjesë për fabrikën Tesla në Gjermani. Beogradi është i shtrenjtë për kompanitë nga industria e automjeteve dhe shumica e tyre do të donin të hapnin një fabrikë në Vojvodinë sepse është më e afërta me Europën. Megjithatë aty është fuqia e tyre punëtore më e shtrenjtë, ndaj vendosën për Jagodinën, Kragujevcin dhe Kralevën.

Në Serbi do të vijnë edhe furnitorët e kompanisë kineze BYD, e cila po arrin Tesla-n për sa i përket shitjes së automjeteve elektrike, duke njoftuar se do të hapë një fabrikë në Szeged.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë