Shkencë

Cheops, teleskopi Europian që do të gjejë planete

Europa do të nisë një teleskop hapësinor të martën për të studiuar planetet e tjera. Teleskopi është quajtur Cheops, është një lloj misioni tjetër për përpjekjet e mëparshme në atë që nuk përpiqet të gjejë planetë të rinj. Përkundrazi, do të ndjekë zbulimet e të tjerëve, për të parë nëse mund të zbulojë objekte të largëta që ka të ngjarë të jenë shkëmborë ose të pasura me gaz.
Teleskopi do të ngjitët në orbitë, nga raketa ruse e quajtur Soyuz në qytetin Guiana të Francës, gjatë orës 05:54 të mëngjesit.
Cheops është një krijim i përbashkët i 11 vendeve anëtare të Agjencisë Europiane të Hapësirës. Universiteti i Bërnit, së bashku me universitetin e Gjenevës, kanë siguruar një fotometër të fuqishëm për teleskopin, i cili do të matë ndryshime të vogla kur një planet kalon pranë tij. Kjo ngjarje që shpesh klasifikohet si transit, do të tregojë diametrin e saktë të planetit sepse ndryshimet në dritë janë proporcionale me sipërfaqen e botës. Informacionet e mara do të jenë për masën e projektit dhe kështu shkencëtarët do të arrijnë në një konkluzion.
“Nga ky satelit do të dimë më shumë për strukturën e brendshme të planetit dhe duke kryer këtë proces, për planetët që janë afër dhe larg tokës dhe të kuptojmë më shumë për formimin dhe evolucionin e planetëve,” tha shkencëtari i projektit ESA, Kate ISAK.

Në fundit në viteve 1990 janë gjetur rreth 4500 planete, duke përdorur një larmi teknikash. Por shkencëtarët mendojnë se mund të shkojnë përtej zbulimit të planeteve. Ata shprehen se bota ka nevojë për të profilizuar këto objekte në mënyrë të sofistikuar. A kanë një atmosferë, çfarë madhësie kanë, a ka oqeane në sipërfaqen e tyre, a kanë unaza dhe a shihet hëna? Cheops do të jetë në gjendje të kthejë përgjigjen pyetjeve të tilla.
Shkencëtarët kanë një listë me 400-500 objektiva për t’u realizuar në 3 vitet e ardhshme. Përgjithësisht Cheops do të përqendrohet tek yjet e ndritshëm, por edhe kështu vëzhgimet e tij do të jenë akoma më të thelluara. Kur një planet i madhësisë së Jupiterit do të kalojë Diellin, mbulimi i dritës do të vërehet nga Cheops, duke u bërë kështu një sinjal.

“Vështirësia ishte në ndërtimin e një sistemi optik që është i aftë të matë këto ndryshime të dritës në minutë,” shpjegon Willy Benz, hetuesi kryesor i punimeve të Cheops.
Amerikanët aktualisht kanë nisur një teleskop hapësinor të quajtur Satellite Survey (Tess) Transiting Exoplanet Survey (Tess). Të dy janë në kërkim të planeteve dhe kanë qenë gjithnjë në vëzhgim, por Cheops është më i avancuar.
“Është klasike në astronomi që të përdorim një teleskop të vogël, për të identifikuar planetet dhe më pas një teleskop të madh për të kuptuar përmbajtjen e tij. Ky është saktësisht lloji i procesit që kemi planifikuar të ndjekim” tha fizikanti Dider Queloz. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë