Futboll

Chelsea mposht Liverpool, Real dhe Barça fundosen sëbashku

Janë mbyllur me surpriza të shumta ndeshjet e kësaj të mërkure në kampionatet kryesore të Europës. Në Itali, skuadrat kryesore kanë fituar, duke evituar befasitë për këtë mesjavë. Surprizat e mëdha këtë të mërkurë kanë ardhur nga Spanja, aty ku brenda pak orësh kanë rënë të dyja njëra pas tjetrës, Barcelona dhe Real Madrid. Në Angli, Chelsea ka dalë e fituar nga mitiku “Anfield Road” përballë Liverpool, teksa Totenham dhe Arsenal kanë siguruar kualifikimin jo me pak vështirësi.

Në ndeshjet e vlefshme për Carabao Cup, kemi parë lum golash në ndeshjen  West Ham – Macclesfield, ku vendasit kanë triumfuar në shifrat 8-0, por edhe surpriza, teksa Stoke City është eliminuar nga Nottingham.

Ndeshja më e fortë ishte ajo mes “të kuqve” të Jurgen Klop dhe “bluve” të Sarrit. Liverpool nuk e ka ruajtur dot serinë e rezultateve pozitive, duke  u mposhtur nga londinezët në shtëpinë e tij. Chelsea ka prerë biletën për në raundin tjetër të Carabao Cup, duke fituar në shifrat 1-2. Arsenal ka kaluar më tej, duke fituar 3-1 përballë Brentford, ndërsa Totenham pati nevojën e penalltive për të eliminuar Watford.

Tabela e rezultateve e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara për Carabao Cup:

Teksa në ishullin anglez përgjatë kësaj mesjave janë luajtur ndeshjen për kupën Carabao, në kampionatet e tjera ndeshjet kanë qenë të vlefshme për kampionatet.

Në Serie A, skuadrat kryesore nuk kanë gabuar dhe kanë marrë tre pikët e radhës. Juventus ka mposhtur Bologna në shtëpi me rezultatin, 2-0. Edhe Napoli nuk ka gabuar në shtëpi ka fituar me Parmën, 3-0. Tek tre pikët është rikthyer edhe Roma, që ka mposhtur 4-0 Frosinone. Lazio ka mundur me vështirësi Udinese në transfertë me rezultatin 1-2.

Tabela e rezultateve e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në Serie A këtë të mërkurë:

Në Francë, kampionët e PSG nuk kanë pasur shumë vështirësi në sfidën e tyre me Remies, duke triumfuar 4-1. Edhe Marseille ka marrë tre pikët e radhës, duke mposhtur Strasbourg 3-2.

Tabela e rezultateve e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në Ligue 1 këtë të mërkurë:

Edhe në Bundesliga janë evituar surprizat në këtë javë të pestë, me skuadrat kryesore që kanë marrë tre pikët e radhës. Dortmund ka fituar me goledë përballë Nuremberg në shifrat 7-0, ndërsa Leipzig nuk ka gabuar, duke mposhtur Stuttgard në shtëpi, 2-0.

Tabela e rezultateve e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në Bundesliga këtë të mërkurë:

Por duket se surprizat më te mëdha në këtë të mërkurë ishin rezervuar nga ekipet e mëdha spanjolle. Në fillim Barcelona dhe më pas Real Madrid kanë befasur të gjithë tifozët me humbjet e tyre këtë mbrëmje.

Barcelona u përmbys në befasisht nga modestët e Leganes. Katalanasit ishin duke udhëhequr dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh 0-1. Por në fraksionin e dytë Leganes bëri të mundur mrekullinë. Brenda tre minutave skuadra e Valverde do të pësonte dy gola, duke e humbur këtë ndeshje në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. Por në Katalonjë nuk duhet të mërziten shumë, pasi edhe rivalët e përjetshëm të Real Madrid janë mposhtur këtë mesjavë.

Nëse Barcelona u përmbys nga Leganes, për madrilenët, humbja është akoma dhe më e rëndë. Një humbje 3-0 nga Sevilla me siguri do të mbahet mend gjatë në Madrid. Me tre gola të shpejtë, vendasit kanë arritur një nga fitoret më të mëdha në historinë e tyre në La Liga dhe me shumë siguri kjo mbrëmje  e 26 shtatorit 2018, do të mbahet mend gjatë në këtë qytet. Në harkun e 20 minutave, Ben Yedder dhe Sivla kanë befasuar skuadrën tre herë kampione radhazi e Champions League. Pas këtyre tre golave të shpejtë, Real Madrid nuk mundi dot të reagonte dhe deri në fund rezultati mbeti i njëjtë.

Tabela e rezultateve e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në La Liga këtë të mërkurë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë