Futboll

Chelsea i Sarrit fiton derbin londinez me Arsenal

Chelsea i Mauricio Sarrit është në shinat e duhura dhe në javën e dytë të Premier League ka marrë fitoren e dytë. Këtë herë “viktima” e bluve londinez ishin komshinjtë e Arsenal. “Topçinjtë” nuk po arrijnë dot të marrin veten dhe këtë të shtunë kanë pësuar humbjen e dytë në këtë fillim kampionati pas asaj me Manchester City në javën e parë.

“Blutë” e nisën ndeshjen shumë mirë dhe kaluan në avantazh që në minutat e para, me anë të Pedro me pas vetëm 11 më vonë spanjolli tjetër, Morata ka dyfishuar avantazhin, për ta çuar ndeshjen që në minutën e 20’ në 2-0.

Por kur ndeshja u mendua shumë e lehtë për skuadrën e Sarri-t, ka ardhur reagimi i Arsenal. Në fillim në minutën e 37’ Mkhitaryan, shkurton diferencën, më pas Alex Iwobi barazon shifrat.

Në pjesën e dytë ka më shumë betejë dhe të dyja skuadrat duan ta fitojnë ndeshjen. Deri afër fundit, kur dukej se çdo gjë do të mbyllej në barazim, do të ishte Alonso që ka shënuar për Chelsea për t’i dhuruar skuadrës së tij fitoren.

Ndeshjet e tjera të ditës së shtunë në Premier League u mbyllën në këto shifra:

 Cardiff 0 – 0  Newcastle

 Everton 2 – 1 Southampton

Leicester 2 – 0 Wolves

Tottenham 3 – 1 Fulham

West Ham 1 – 2 Bournemouth

 

Më Shumë