Politike

Check-up, PD çon në SPAK Manastirliun, Beqajn, Nushin e 10 zyrtarë

Koncesioni i Check-up është goditja e radhës së opozitës në Prokurorinë e Posaçmë, SPAK. Partia Demokratike bëri të ditur se ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për koncensionin e check up-it, duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë “Rama”. Të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi. Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.
Kallëzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës. Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. “Sipas provave të administruara rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Faksimile e kallëzimit të PD-së


Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, përmes provave, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.
Të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tendera, si dhe cenimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. PD kërkon që të kontrollohet në mënyrë të detajuar në janë realizuar prej koncesionarit dhe a respektohet afati i analizave prej 3 orësh, a janë ndërtuar 475 pika të check up, apo 20 laboratorët. Për PD-në këta zyrtarë nuk e kanë ushtruar detyrën e tyre, duke e shpërdoruar atë për shkak të paaftësisë, ose të në bazë të një interesi financiar.

Të kallëzuarit nga PD


Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë
Altin Fani administrator i shoqërisë 3P Life Logistic
Vilma Nushi, administratore e aksionere e M&D shpk dhe shoqërisë Trimed
Rudina Degjoni drejtoreshë e Përgjithshme e FSKDSH
Astrit Beci ish-drejtor i Përgjithsëm i FSKDH

Antarët e KVO që kanë shpallur fitues bashkimin e operatorëve M&D sh.p.k. dhe Trimed sh.p.k.

Administrator i Kontratës Konçesionare i përcaktuar nga Autotriiteti (Ministria e Shëndetësisë)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë