Keshilla

‘Çfarë kam mësuar nga marrëdhëniet me burrat e martuar…’

Asnjëherë nuk jam ndjerë në faj për faktin se shkoja me burrat e të tjerave dhe me siguri mund ta bëj përsëri. Mënyra si e shoh unë është se, zgjedhja e një personi për të shkuar me dikë tjetër edhe pse ka një marrëdhënie monogame, nuk është punë e as përgjegjësi e imja.

Kur bëra për herë të parë seks me një burrë të martuar isha 21–vjeç, vit i fundit i universitetit. Ti sapo fjete me burrin e dikujt po i thoja vetes në taksinë që mora rrugës për në kampus. Ndoshta duhet të ndjesh diçka. E vetmja gjë që ndjeja ishte dhimbje koke nga alkooli dhe a do të arrija në kohë për në mësim. Aty kuptova se nuk do të shqetësohem më kurrë për të qenë ‘mjaftueshëm’ për një burrë, pasi një gjë e tillë nuk ekziston.

Ndjeva sikur kisha zbuluar një të vërtetë të pakëndshme, që më bëri të ndihem superiore, të frikësuar dhe pa iluzione-  si një fëmijë që sapo zbuloi se Babagjyshi nuk ekziston. Unë kisha shkuar me vetëm një burrë të martuar, por në skutat e trurit tim, unë dyshoja se të gjithë tradhtojnë, dhe me ‘të gjithë’ e kam fjalën për burrat. Atë natë konfirmova se: edhe nëse ai s’po të tradhton, apo nuk e ka bërë, ai e dëshiron dhe e mendon për ta bërë.

Sigurisht jam e vetëdijshme se edhe mua mund të më ndodhë dhe të isha në anën tjetër të historisë. Por unë do ta kuptoja. Unë nuk e di pse jam kështu. Me sa di unë, asnjëherë nuk jam tradhtuar dhe prindërit e mi janë lumturisht të martuar. As unë nuk kam tradhtuar kurrë. Unë i trajtoj marrëdhëniet e mia me këto burra si vaksina. Bëje tani dhe do të të mbrojë më vonë.

Gjatë viteve, shtova disa burra të tjerë të martuar në listën time. Ata ofroheshin me dhurata dhe ose ishin të  martuar ose po gënjenin. Unë nuk i kërkoja ata, por duket se kur e bën njëherë, tradhtarët e ndjejnë.

Po gratë tjera? Po ajo gruaja që po kontrollon celularin e saj ndërkohë që unë isha në hotel me burrin e saj. A më vjen keq mua? A jam xheloze? Kështu më pyesin shoqet e mia. Përgjigjet janë po dhe jo. Dhe ndonjëherë varet. Ti mendon se ajo e ka parashikuar një gjë të tillë dhe e ka pranuar. Ajo ka shtëpinë e plazhit, fëmijët dhe me siguri është e lumtur që dikush po i përmbush dëshirat burrit të saj, që ajo përton ta bëjë. Ose ajo sapo ka publikuar unazën e re të diamantit në Instagram që ia bleu bashkëshorti që mbrëmë ishte me ty në hotel.

Ekziston mundësia që ‘ajo tjetra’ të bëhet gruaja e të zëvendësoje edhe më të bukurën e më perfekten. Por unë nuk jam budallaqe. Unë nuk dua që të tregoj unazë time të diamantit dhe burri im të jetë duke duke ruajtuar fotot nudo të një vajze tjetër me kod në një aplikacion.

U mundova njëherë t’ja shpjegoja këtë një burri, që nuk kishte tradhtuar kurrë gruan e tij. i thash se kjo është ‘paratradhëti’. Një ditë uë do të martohem dhe tani po marr hak për tradhtinë që do më bëjë ai.

Ndonjëherë dua t’i harroj të gjitha gjërat që kam mësuar për burrat, martesën dhe monogaminë.  Ta le këtë histori dhe të qetësohem.

Por nëse do kisha përsëri mundësi, do i bëja nga e para. Këto marrëdhënie, përveç se të bëjnë të shijosh momente të paharrueshme, të mësojnë se ky është realiteti.

Shkruar nga Kayla Kibbe, redaktore në revistën 'Cosmopolitan'/ Përshtati: Gazetasi.al


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë