Keshilla

Çfarë është dhe përse këshillohet ‘metoda 3-6-5’ që do t’ju ndihmojë për një gjumë më të mirë?

Nga Gazeta 'Si'-Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për "ta qetësuar trupin përgjatë ditës".

"3-6-5" është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.

Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:

#1 - Gjeni një pozicion të rehatshëm

Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.

#2 - Mbani një metodë për të "gjurmuar" frymëmarrjen tuaj

Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.

#3 - Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera

Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.

#4 - Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës

Praktikimi i metodës së frymëmarrjes meditative 3-6-5 mund t'ju ndihmojë në shumë mënyra. Mund t'ju ndihmojë të qëndroni të qetë gjatë gjithë ditës, mund t'ju ndihmojë të qetësoni sistemin tuaj nervor, veçanërisht reagimin ndaj stresit, dhe mund t'ju ndihmojë të bëheni më elastikë ndaj stresit, ankthit dhe shqetësimeve të përditshme.

Të praktikosh 3-6-5 në fillim mund të mos jetë e lehtë, por vazhdo! Praktikimi i rregullt i ushtrimeve të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjithë ditës do t'ju ndihmojë të relaksoheni aq shumë për të bërë një gjumë të qetë dhe të mirë të natës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë