Keshilla

Çfarë duhet të kemi parasysh kur flasim për punën në 2020?

Nëse ka diçka të sigurtë, është fakti se ky vit ka qenë një grumbullues emocionesh për të gjithë ne.

Ndërsa pandemia mori botën në dorë në mars, jeta jonë ndryshoi aq shpejt sa asnjë nuk arriti ta kuptojë në çfarë momenti filloi punën nga shtëpia, u izolua dhe ndryshoi totalisht mënyrën e jetesës.

Përkundër këtij sfondi kaosi, megjithatë, ne ende u përpoqëm me të gjitha forcat për të vazhduar si normalisht. Përkundër të gjithave me të cilat kemi të bëjmë, pritshmëria për të qenë produktiv, për të qëndruar pozitiv dhe për të punuar si gjithmonë ishte më e fortë se kurrë  dhe, në vend që të merrnim kohën që na duhej për tu rikuperuar dhe reflektuar mbi ndryshimet që po ndodhin si në botë ashtu edhe në jetën tonë personale, kemi bërë një përpjekje kolektive për të "vazhduar më tej".

Tani në nëntor, rreth shtatë muaj më vonë, ne vazhdojmë të kemi idenë se “duhet të bëjmë maksimumin”.

Kjo në të vërtetë ka një efekt negativ tek ne pasi nuk arrijmë ta kuptojmë se është në rregull të mos jemi super produktivë tani për tani.

Fiona Thomas së bashku me Elizabeth Uviebinené dy shkrimtare, gazetare dhe eksperte për problemet mendore kanë folur për mënyrën se si ne mund të përshtatemi dhe të jemi të qetë duke punuar në 2020.

"Unë mendoj se këshillat që u kam dhënë njerëzve dhe që duket se vlejnë për shumë prej nesh në këtë moment, janë thjesht për të falur veten." shpjegoi Thomas.

“Fal vetveten këtë vit pse nuk je aq i motivuar siç ishe vitin e kaluar dhe ji pak më realist për atë që mund të arrish brenda një dite. Këto nuk janë kohë normale, kështu që ju duke bërë më të mirën tuaj do të dukeni shumë ndryshe nga ajo që po bënit më të mirën tuaj 12 muaj më parë." shton Elizabeth.

Thomas ka theksuar rëndësinë e të qenit i vetëdijshëm për sasinë e presionit dhe stresit me të cilin jemi duke u ballafaquar të gjithë.

Gjithashtu ato tregojnë se edhe nëse ndiheni sikur nuk jeni aq të shqetësuar dhe ndiheni mirë, ka gjëra që ndodhin rreth e rrotull që na ndikojnë. Për shembull, ne jemi të ndikuar nga distancomi social me njerëzit dhe izolimi.

"Ka shumë gjera që ndodhin rreth e rrotull, gjëra që nuk vihen re dhe prandaj njerëzit mendojnë të bëjnë më të mirën sepse “janë mirë”. Ky lloj presioni bën keq për gjendjen mendore.” tregon Thomas.

Duke falur veten dhe duke hequr presionin, është gjithashtu e rëndësishme të festoni për punën që keni bërë këtë vit dhe të reflektoni mbi aftësitë që keni mësuar. Për Elizabeth, një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dimë nga ky vit është se ne kemi gjetur aftësinë për t’u përshtatur.

"Njerëzit kanë mënyrat e tyre për t'u përshtatur me këtë mënyrë jetese të re dhe unë mendoj se të jesh në gjendje të përshtatesh është ndoshta një nga gjërat më të nënvlerësuara që mund të bësh për karrierën tënde, sepse mund të kesh një qëllim dhe të thuash ‘kjo është ajo që unë dua nga karriera ime dhe kjo është ajo që unë dua nga puna,’ por nëse nuk keni aftësinë për t'u përshtatur me ndryshimin e stileve të punës, atëherë mund ta gjeni veten duke mbetur pas." shpjegon Elizabeth.

Duke reflektuar në përvojat e saj, Thomas shpjegoi se kjo aftësi do të bëhet edhe më e rëndësishme ndërsa ne vazhdojmë të lëvizim në botën e re të punës që po shfaqet për shkak të pandemisë.

"Unë mendoj se rëndësia e të qenit në gjendje të ambientohesh është një gjë që kam mësuar gjatë kalimit tim nga një punë në një tjetër dhe kjo është mënyra sesi është kjo botë tani dhe me shumë mundësi do të jetë dhe për shumë kohë. Duhet të gjithë të jemi kameleonë nëse duam të kemi një jetë sa më të qetë." përfundon Thomas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë