Mendim

Ç’do të ndodhë nëse LDK dhe VV shkojnë pa marrëveshje në Kuvend të enjten

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Artan Murati, përmes një postimi në “Facebook”, tregon për tre skenarët e seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor. Ai shprehet se skenari i parë është më i mirë nëse arrihet marrëveshja, ndërkaq nëse mbetet që institucionet të formohen me skenarin e dytë dhe të tretë, atëherë fillojnë telashet.

Artan Murati

“I pari, më i miri: arrihet marrëveshja e koalicionit. Zgjedhja e kryetarit dhe e Kryesisë bëhet shpejt e thjeshtë. Deputetët betohen, konstituimi kryhet. I dyti: nuk ka marrëveshje. LV e propozon kandidatin për kryetar Kuvendi. Nëse votohet, mirë. Nëse nuk votohet, fillojnë telashet. Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk parasheh çka ndodhe nëse votimi është negativ. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se propozimin për kryetar të Kuvendit e mban ekskluzivisht grupi më i madh parlamentar, që i bie Lëvizja Vetëvendosje. Nëse nuk kalon i pari, duhet konsensus për emrin e propozimit tjetër të LV-së. I treti, më i keqi: meqenëse nuk ka afat për konstituim të Kuvendit, dhe meqenëse veç LV e ka të drejtën për propozim të emrit për kryeparlamentar, seanca mund të bllokohet. LV nuk paraqet propozim, ose nuk merr pjesë në seancën konstituive. Këtu fillojnë lojërat tjera politike. Shpresoj që do të ndodhë skenari i parë. Nuk kemi kohë për të humbur, as edhe një ditë të vetme”, ka shkruar Murati.

https://www.facebook.com/muratiartan/posts/10219146516908854

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë