Analize

Vatrat në Call Center. Punonjësit: Të punojmë nga shtëpia

Disa punonjës nga një call center në zonën e Parkut i thonë Gazetës Si që janë të shqetësuar të rikthehen në punë. Punonjësit, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, thanë se call center-i ku punojnë nuk kishte ndërmarrë hapa të mjaftueshme për t’i mbrojtur nga një shpërthim i mundshëm i koronavirusit, duke punuar në të njëjtën distancë dhe në të njëjtat kushte.

“Gjatë karantinës kemi punuar nga shtëpia”, i thotë një punonjëse 24 vjeçare Gazetës Si. “Në zyrë jemi rikthyer përpara një jave, duke punuar me të njëjtin orar si zakonisht. Por pas atyre që lexuam dje të gjithë jemi të frikësuar të rikthehemi në punë”, tregon ajo.

Pas shpërthimit të infeksioneve në disa call centera në Tiranë, shumë prej punonjësve kanë kërkuar të punojnë sëriësh nga shtëpia, edhe pse në qendrën ku punon ajo nuk ka pasur deri më tani asnjë të infektuar. 24 vjecarja i thotë Gazetës se përveç dezinfektantëve nëpër tavolina dhe hapjes së vazhdueshme të dritareve, në zyra nuk janë marrë masa të tjera sigurie.

Si ajo ashtu edhe kolegët e saj janë të shqetësuar për rastet e zbuluara të martën në disa call center-a, duke i thënë gazetës se “kushtet janë kudo njësoj”. Në zyrat ku punon ajo për shembull janë rikthyer në punë më shume së 60 punonjës, duke e bërë të pamundur respektimin e masave të distacimit fizik, për shkak të hapësirës së kufizuar. Zyra ku ajo punon është e ndarë me shumë kubikë, secila me një telefon dhe kompjuter dhe punonjësit ndajnë hera herës edhe hapësirat e punës, duke lëvizur në vendet e disponueshme.

Call center-at, ashtu si fasoneritë, cilësohen si mina me sahat për përhapjen e koronavirusit, për shkak të përqendrimit të madh të njerëzve. Në vendin tonë ato ishin ndër bizneset e fundit që u mbyllën dhe ndër të parat që u hapën pas lirimit të masave, madje një nga call center-at ku shpërtheu virusi në zonën e Laprakës nuk ishte mbyllur fare gjatë gjithë periudhës së karantinës.

Ndërkohë që e gjithë Europa po del dalëngadalë nga izolimi, duke hapur baret, restorantet dhe fabrikat, të gjithë ishin skpetikë për hapjen e call centerave. Në shumë vende europiane pjesa më e madhe e punonjësve të call center-ave po vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Vende si Italia, Portugalia, Spanja, por edhe një sërë shtetesh amerikane, disa call center-at po punojnë me një pjesë të stafit në shtëpi dhe në pjesë të kufizuar në zyra.

Paul Stockford, drejtor i Shoqatës Amerikane të call center-ave tha të mërkurën se e gjithë industria duhet të përqendrohet tek puna nga shtëpia, deri sa të eleminojë rreziqet e përhapjes së koronavirusit.

“Realiteti-tha ai- është se këto qendra kanë një rrezik mjaft të lartët ë ekspozimit të punonjësve të tyre sepse kanë hapësira të ngushta, disa pajisje të përbashkëta dhe shumë njerëz që hyjnë e dalin për cështje të ndryshme”.

Ai tha që punonjësit të cilëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të simptomave ose ekspozimit dhe nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të marrin deri në dy herë në javë për të mos humbur bonuset.

Stocford bindi 17 call centera që punësojnë më shumë se 12,000 njerëz ne SHBA, t’i lejojnë të punojnë nga shtëpia edhe për javët në vazhdim.

Por si përhapet virusi në një call center-a?

Një nga shembujt më të studiuar vjen nga Koreja e Jugut, ku shpërthimi i epidemisë në një call center-at erdhi më 8 mars të vitit 2020, kur vendi aziatik gjeti veten në grahmat e një epidemie kombëtare.

Më 9 mars, një ditë pasi u raportuan rastet e para, e gjithë ndërtesa u rrethua dhe tamponët iu morën menjëherë 1,143 punonjësve. Testimi tregoi se 97 njerëz (8.5% e atyre që punonin në call center ishin infektuar. Shumica e rasteve ishin gra në të 30-at e tyre dhe pothuajse të gjitha kishin punuar në njërën anë të zyrës në afërsi të jashtëzakonisht të madhe.

Distanca midis karrigeve dhe kohëzgjatja e ekspozimit janë përcaktues kritik të përhapjes së epidemisë, por lejimi i personave të padiagnostikuar që kishin hyre në zyra rrit mundësinë që epidemia të dilte jashtë ndërtesës.

Mjekët testuan më pas familjet e tyre dhe 97 personave dolen me infeksion. Nga ata, rreth 16% ishin pozitive me Covid-19. Ata theksojnë se të gjitha rastet e zbuluara ishin në një “mjedis pune me densitet të lartë”, por se përhapja ishte kryesisht e kufizuar në brenda një kati.

Në SHBA, qendra amerikane e Call Centerave ka udhëzuar që:

Punëdhënësit duhet të modifikojnë hapësirat e punës për të siguruar një distancë të sigurt (të paktën dy metra) midis punonjësve.

Punëdhënësit duhet të sigurojnë pajisje të mjaftueshme për të parandaluar ndarjen e pajisjeve të çdo lloji, telefoni, kufje, karrige tavolinë, stilolapsa, kompjutera, etj. Sigurohuni që të keni qasje në furnizimet tuaja dhe hapësirën tuaj.

Punëdhënësit duhet të ndërpresin ndryshimet dhe pushimet për të shmangur zona pune të tejmbushura.

Punëdhënësit duhet të sigurojnë dezinfektim të rregullt të dyerve, sipërfaqeve, produkteve dhe zonave të tjera me "prekje të lartë" që mund të lehtësojnë transmetimin e virusit.

Punëdhënësi duhet të sigurojë që zona e punës, përfshirë hapësirat e zakonshme dhe dhomat e pushimit, të pastrohen dhe dezinfektohen gjatë gjithë ditës dhe ndërmjet turneve.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë