Mendim

Bylykbashi: Protesta e studentëve, erë ndryshimi në politikë

Protesta masive studentore lidhur me kauzat e tyre ka ngjallur debate dhe reagime të shumta. Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka listuar disa arsye se pse studentët kanë të drejtë të jenë politikë. Bylykbashi i mëshon fort faktit se ligji i arsimit të lartë po shkatërron arsimin publik dhe e kufizon arsimin vetëm tek të pasurit. Sipas tij, në njëfarë mënyre politika që prodhojnë sot studentët përbën një erë ndryshimi që mund të ndryshojë politikën.
“Studentët ëndërrojnë të jetojnë më mirë. ‎   

Arsimi i lartë është një shkalle për të arritur ato ëndrra, ndaj Kushtetuta e vendos si të drejte dhe objektiv kushtetues social.‎
‎Arsimi i lartë nuk është vetëm për ata që kanë para, por për këdo që ëndërron të jetë qytetar më i mirë. Kushtetuta vendos vetëm një kriter: aftësitë e të rinjve.
‎Ligji i arsimit ‎universitar i Edi Ramës po shkatërron arsimin publik universitar”, shkruan deputeti në “Facebook”.
Më tej, ai shkruan se sheshi i protestës shërben si Parlament dhe Gjykatë Kushtetuese.
‎”Ligji i arsimit të lartë nuk shfuqizohet me referendum sepse në vitin 2000, socialistët miratuan një ligj referendumesh që vret çdo referendum dhe që atëherë kanë refuzuar ta ndryshojnë ligjin për referendumet.   

‎Ndaj, ligji i Ramës që vret ëndrrat e studentëve për një jetë më të mirë SHFUQIZOHET vetëm nga studentët aty te sheshi i protestës. Aty, mes studentëve në atë shesh, janë Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi së bashku”, shkruan më tej Bylykbashi.

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/posts/10217927797736032



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë