Politike

Buxheti i Tiranës u miratua, këshilItarët bashkiakë të Metës: Lekët do shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston

Pas miratimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2024, këshilltarët bashkiakë të Partisë së Lirisë janë shprehur se ky buxhet shkon për inceneratorin dhe jo qytetarët e Tiranës.

“Erion Veliaj ka përcaktuar në buxhetin e vitit 2024, që buron nga taksat e qytetarëve 29 milionë euro, i ndarë në dy zëra 16.7 milionë euro për pastrimin dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtimi landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Pra, megjithëse inceneratori nuk ekziston dhe energji nuk prodhon Erion Veliaj, ka vendosur që të vijojë të paguajë 29 euro për ton”, tha Indrit Braimllari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë