Ne rrjet

Bushati thirrje politikës përmes Ismaili Qemalit: Kombi nyje në fyt!

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Ditën Ndërkomëbëtare të Adhuruesëve të Librit shkruan në llogarinë e tij në Facebook duke bërë një përsiatje mbi dijen e duke i dhënë një mesazh politikës.

“Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.”- shkruan Bushati në facebook duke vijuar më tej, “Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit. Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.”

Kjo tablo e vitit 1927, sipas Bushatit është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes.

Sipas tij, kjo ë shtë një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.

Dija, shkruan Bushati është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë