Ne rrjet

Britania mund të shtyjë daljen nga BE

Pas dy dështimesh radhazi ,kryeministrja britanike Theresa Maj do të bëjë një përpjekje për miratimin e marrëveshjes zyrtare për daljen nga BE-ja, por pasiguria politike që ka mbërthyer kombin ishullor, ka bërë që shumë qytetarë të nisin të mbledhin ushqime dhe produkte të tjera bazë.

May paralajmëroi se nëse marrëveshja që do të paraqesë mbrëmjen e së enjës refuzohet sërish nga parlamenti britanik, Londra zyrtare do të kërkonte shtyrjen e afat të daljes nga BE-ja.

Deputetët britanike ranë dakort të mërkurën në mbrëmje që Britania e Madhe të mos dilte nga unioni europian pa asnjë marrëveshje nën asnjë rrethanë. Tanimë ata pritet të mbajnë një votim të dytë për të shtyrë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Qeveria e Britanisë së Madhe tha se mund të ketë një vonesë deri më 30 qershor, nëse deputetët miratojnë marrëveshjen e zotit May deri më 20 mars një ditë para samitit të ardhshëm të BE në Bruksel.

Por redaktorja politike e BBC-së Laura Kuenssberg tha se edhe nëse Mbretërisë së Bashkuar do të jepet kohë deri në fund të qershorit për të miratuar legjislacionin e kërkuar për dalje nga BE-ja, kombit ishullor mund t’i duhet të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj, një hap që do të komplikonte edhe më shumë procesin e divorcit.

Në një seancë dramatike, ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Europian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Sikur mos të mjaftonte kjo, kreu i laburistëve, Jeremy Corbin tha se kryeministrja britanike duhet të shpallë zgjedhjet e përgjithshme.

Në një reagim të menjëhershëm, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se BE-ja është "e zhgënjyer" nga rezultati i votimit në parlamentin britanik dhe se BE-ja ka bërë "gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje" me Britaninë e Madhe.

Jean-Claude Juncker dhe Theresa May

"Duke pasur parasysh garancitë shtesë të ofruara nga BE në dhjetor, janar dhe dje, është e vështirë të shihet se çfarë mund të bëjmë më shumë. Në qoftë se ekziston një zgjidhje për bllokimin aktual, ajo mund të gjendet vetëm në Londër," tha Tusk përmes një deklarate.
"Me vetëm 17 ditë të mbetura deri më 29 mars, votimi ka rritur ndjeshëm mundësinë e një Brexit pa marrëveshje. Ne do të vazhdojmë përgatitjet tona për këtë dhe do të sigurohemi se do të jemi gati nëse një skenar i tillë paraqitet" tha më tej Tusk.

Bashkimi Evropian paralajmëroi nëse marrëveshja për Brexit hidhet serish poshtë poshtë, Britania “nuk do të ketë shans të tretë”.

Parlamenti britanik kanë refuzuar njëherë këtë marrëveshje në muajin janar, kryesisht për shkak të një barriere fizike me Irlandën.

Në bisedimet e Mayt me Junckerin dhe kryenegociatorin e BE-së për Brexit, Michel Barnier, u ra dakord për dy dokumente, nëpërmjet cilave ajo tha se do të përmirësonte marrëveshjen e re për Brexit. Megjithatë ligjvënësit britanikë sërish e rrëzuan edhe këtë marrëveshje.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian. Kjo ka barë që shumë qytetarë të mbledhin stoqe të mëdha me ushqime, duke u përgatitur për të ardhmen e vendit të tyre pas 29 marsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë