Ne rrjet

Britania e Madhe zgjedh sot kryeministrin e ri

Britanikët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re, e cila do të ketë kryeministrin e tretë pas referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për daljen nga Bashkimi Evropian. Brexit ka qenë kryefjala e fushatës, me kryeministri aktual, Boris Johnson që është zotuar ta çojë deri në fund dhe Partinë Laburiste që zotohet ta frenojë.

Procesi është zhvaritur për shkak të mospajtimeve të thella politike mbi kushtet e divorcit me BE-në. Zgjedhjet e parakohshme vijnë ndërkohë që 31 janari është caktuar si data përfundimtare për shkëputjen nga familja europiane.

Udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn ka premtuar të ndalojë daljen nga BE-ja pa një marrëveshje. Duke e vendosur kujdesin shëndetësor në qendër të fushatës së tij, Corbyn e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet.

Boris Xhonson. Gazeta Si, 2019

Në këto kushte, britanikët duket se do të zgjedhin sot mes këtyre dy vizione krejt të ndryshme për të ardhmen.

Si funksionon votimi?
Votuesit zgjedhin një përfaqësues nga qarku i tyre lokal. Në total, 650 ligjvënës, një nga secili qark, do të zgjidhen anëtarë të Parlamentit, i cili ka fjalën përfundimtare për marrëveshjen e Brexit.

Zgjedhjet mbahen zakonisht çdo katër ose pesë vjet, por Parlamenti mund të votojë për mbajtjen e tyre sa herë që ka përcarje të thella, që mund ta paralizojnë funskionimin normal të shtetit. Për Britaninë, këto janë zgjedhjet e tretat nga viti 2015.

Kutitë e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 22:00. Britania është nga ato vende që është qeverisur pothuaje gjithmonë nga qeveri shumicë, por analistët thonë se opinion publik është shumë i polarizuar dhe rezultati zgjedhor mund të prodhojë "parlamente të varura", duke mos i dhënë as laburistëve dhe as konservatoreve fuqi të mjaftueshme sa për të qeverisur e vetme. Në të tilla raste, partia më e madhe ka të dretën për të mbledhur shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë.

JeremyCorbyn. Gazeta Si, 2019

Kur kryeministrja Theresa May shpalli zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2017, sondazhet e opinionit i jepnin Partisë së saj Konservatore një përparësi prej së paku 20% kundrejt opozitës laburiste, Për May kjo ishte një mundësi e vetme për të zgjeruar shumicën parlamentare të partisë së saj - me shpresën se do të siguronte marrëveshjen për Brexit.

Por gjërat nuk shkuan sipas planeve. May humbi shumicën dhe u detyrua të mbështetet në dhjetë votat e Partisë së Bashkuar Demokratike, për të ruajtur kontrollin.
Partia Laburiste ndërkohë fitoi 32 vende shtesë. Edhe tani, sondazhet kombëtare tregojnë se Partia Konservatore ka përparësi.

Sipas një studimi të Shoqatës për Studime Politike në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Konservatore ka të ngjarë të fitojë sërish zgjedhjet, por nuk dihet nëse do të ruajë shumicën.
"Qytetarët që duan të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, janë të ndarë midis disa partive, ndërsa ata pro Brexit duket se janë të bashkuar në mbështetje të konservatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë