Ne rrjet

Britania do të kthejë emigrantët që hyjnë me kamion nga Franca

Britania e Madhe do të kthejë emigrantët që hyjnë në në mënyrë të paligjshme me kamionë apo anije në Britani, nëpërmjet kanalit të La Manshit nga Franca.

"Ne do t'ju kthejmë përsëri", tha Johnson, kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për emigrantët e paligjshëm, pasi autoritetet zunë një varkë emigrantësh në brigjet e jugut të Anglisë.

"Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend, ku ju mund të vini në mënyrë të paligjshme", tha të premten kryeministri britanik, Boris Johnson.

Gjatë këtij viti, më shumë se 950 njerëz, përfshirë të paktën 80 fëmijë, kanë kaluar kanalin që e lidhë Francën dhe Britaninë e Madhe.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, Gazeta Si 24 gusht 2019

Anglia mbetet një tokë e premtuar për shqiptarët të cilët kërkojnë që të shkojnë me çdo mënyrë në këtë vend. Shumë të rinj shqiptarët, provojnë mënyra të ndryshme për të mbërritur deri në Britani, ku një ndër mënyrat kryesore është ajo me kamion.

Mediat daneze shkruajnë së fundmi se çdo vit tragetet dërgojnë më shumë se 20,000 kamionë në Angli, por duket se kohët e fundit në ngarkesa përfshihen dhe shqiptarë. Ata kanë publikuar dhe një video ku shihen të rinjtë shqiptarë të shtrirë në shasitë e kamionëve dhe sapo kalojnë kufirin ata vrapojnë për t'u fshehur dhe më tej për të nisur një jetë të re.

Prej disa muajsh porti i Esbjergut ka përjetuar rritje të trafikut nga shqiptarët, të cilët hyjnë ilegalisht në zonën e portit dhe fshihen në dhe nën kamionë që dërgohen me tragete në Britani të Madhe.

Tashmë në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë janë ndaluar në port, pasi kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli. Udhëtimi për në Kanalin Anglez zgjat 18.5 orë, por kjo nuk i ndalon shqiptarët që të provojnë dhe këtë mënyrë që shihet dhe si e vetmja për ta që të arrijnë në Angli.

Rrugëtimi me kamionë për në Angli. Gazeta Si, 24 gusht 2019

Në vitin 2016, një tjetër kamp i ngjashëm me atë të Calais është zbuluar në Francë, i cili ishte kthyher një vendstrehim për shqiptarët që kërkonin të emigrojnë nga shkëmbinjtë francezë drejt Britanisë së Madhe.

Sipas banorëve të Dieppe, shqiptarët e fshehur në shkëmbinjtë e thepisur francezë, rreth 200 km nga Calais, kërkonin me çdo kusht të emigronin në Angli.

Kryebashkiaku i komunës bregdetare, Sebastien Jumel tha në atë kohë se po përpiqej të bënte më të mirën e tij për t’u kujdesur për emigrantët, por vendimi i tyre është që të shkojnë në Angli sepse është më mirë se në Francë.

“Po, është një numër i konsiderueshëm refugjatësh që kanë ardhur në Dieppe për të kaluar më pas në Angli dhe në jemi të shqetësuar për këtë gjë. E dimë që ka trafikantë mes tyre.”, u shpreh ai për gazetën “Europea”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë