Art dhe Kulture

Brenda mendjes së Robin Williams

Jake Nevins/ The Guardian  - Kur  Marina Zenovich  ishte  aktore aspirante  në Nju Jork dhe pranonte role të vogla për të paguar faturat, ajo bëri një audicion në “The Fisher King”, ndërsa shfaqej në një skenë ku Parry, ekscentriku i çmendur interpretuar  nga Robin Williams, imagjinon një flashmob  mes banorëve të periferisë,  në Grand Central Station.

Është “një nga momentet më të lavdishme kinematografike” , thotë Zenovich, por e kish  harruar se ish pjesë e tij, derisa  realizoi  dokumentarin e saj  ri, “Robin Williams: Eja brenda mendjes sime”, i shfaqur këtë muaj,  në festivalin e filmit "Karlovy Vary" në Çeki. E pyetur nëse kishte pasur rastin ta takonte subjektin e filmit të saj, jetën e të cilit e kishte vëzhguar imtë për katër vite me radhë, ajo u kujtua se kishte vallëzuar pranë tij.

I formësuar nga regjistrime arkivore, kaseta të vjetra audio, intervista me bashkëkohësit e Williams dhe klipe të skeçeve të tij komike, Eja Brenda Mendjes Sime është dokumentari i parë që shqyrton në mënyrë gjithëpërfshirëse jetën dhe artin e Williams-it, qysh prej vetëvrasjes më 2014 –ën.

Robin Williams siç shihet në “Come Inside My Mind”. Foto: HBO

Nuk është i përfshirë asnjë narracion, përveç atij të vetë Williams-it, i cili mund të ketë një efekt të mbinatyrshëm, pothuajse shpirtëror ( sikur shpirtrat të qenë aq sharmantë dhe të harlisur sa Robin Williams). “Çdo njeri është i udhëhequr nga një sekret i thellë, i thellë, i thellë, i thellë”, thotë ai në një mbulim zanor thuajse nga gjysma e filmit. Steve Martin  thotë se kur Robin-i ishte në skenë, e zotëronte. Por në jetë përpiqej të mbahej fort.

Është një çështje që Williams nuk e adresoi shumë, duke parapëlqyer ta  durojë shpirtin me mënyrën e të performuarit. “Steve Martin thotë në film se, kur Robin-i ishte në skenë, qoftë teatër apo komedi, ai e zotëronte,” , thotë Zenovich, “Por në jetë përpiqej shumë të mbahej.”

Sensi komik e bënte ta impononte veten në një person  skenik me shumë vetëbesim.  Siç thotë ai në një material zanor, duke sjellë ndërmend këshillën nga një psikiatër: “Ki kujdes se për çfarë flet, sepse mund të jesh në skenë përballë gjithë atyre njerëzve dhe të nisësh të flasësh rreth diçkaje të cilën nuk je në gjendje ta përballosh.”

 Robin Williams  në Amfiteatrin  "Chastain Park"  Atlanta Georgia. 10 maj,  1986 (Foto: Rick Diamond/Getty Images)

Martin,  i cili ka interpretuar në krah të Williams-it në“Duke Pritur Godonë”,  prodhimi skenik të vitit 1998 nga  Mike Nichols-it, është një nga peshat e rënda të  komedianëve që shfaqen në film, e që shërben si një vitrinë për dhuntitë e Williams-it dhe si një lloj zije për miqtë dhe familjen që la pas. Billy Cristal kujton postën zanore që i kish lënë Robin-i; David Letterman bëhet poetik rreth Kalifornisë së jugut  në vitet ’70, kur guvernatori Jerry Brown shoqërohej me Linda Ronstadt; Pam Dawber ndan histori nga një miqësi e gjatë me Williams-in që nisi me Mork & Mindy; dhe me të birin e aktorit Zakun, që  trishtohet kur sjell ndërmend vitet kur i ati nuk ishte.

Filmi e ka marrë titullin nga një prej ushtrimeve  të hershme  të Williams-it në komedi, një ritëm motorik për gojën ku ai bënte pantomima duke hequr kurorën nga kryet dhe ftonte audiencën të dëshmonte  se çfarë kishte brenda. Magjia e komedisë së Williams-it, shpesh e shfrenuar dhe spontane, ishte më e vështirë të mbërthehej në një dokumentar sesa ajo e Richard Pryor-it, subjekti i parafundit i Zenovich-it, “ Me Richard Pryor-in, ishte më e thjeshtë të shtroheshe për shkak se ai rrëfente histori më të gjatë”, thotë regjisorja. “Nuk e dija se si do të ishte me Robin-in, për shkak se komedia e tij është gjithandej. Ajo çka ishte e vështirë ishte gjetja e përzierjes mes trishtimin dhe gëzimit që ka filmi tani. Duket e lehtë, por ishte një betejë.”

Me dokumentarët rreth Williams, Pryor dhe Roman Polanski-t nën brez, Zenovoch ka zhvilluar një farë reputacioni të pavetëdijshëm për lëvdimin e jetës të burrave “të vështirë”. “Burri ma  vuri në dukje këtë, por nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, thotë ajo. “Thjesht bëj filma rreth gjërave që më interesojnë.”

Robin Williams dhe Richard Pryor, fotografuar në 1982-shin në People’s Choice Awards. Foto: Borsari/HBO

Ajo çka e çoi regjisoren drejt Williams-it, përveç mprehtësisë unike, ishte bujaria e tij krijuese, e dëshmuar pothuajse nga kushdo në dokumentar, ndonjëherë me një lloj hamendësimi  të pikëlluar sesi  mund të ndiheshe brenda mendjes së Robin-it.

Lewis Black,  i shfaqur  në film në një udhëtim në Afganistan me Williams-in, e quan atë një dritë që “kurrë nuk diti si ta shuante veten”. Një tjetër komedian, Eric Idle, thotë se Williams “kishte një mendje që nuk pushonte kurrë” dhe  se “nuk ndihej me vlerë”.

Filmi mund të ishte zhytur edhe më thellë, sesa e ka bërë,  brenda demonëve të tij, megjithëse  është i fokusuar në psiken e çmendur të Williams-it ndonjëherë e furnizuar nga kokaina dhe dopiot e tekilës me kafe ekspres, hamendëson se rëniet ishin po aq të skajshme se edhe ngritjet kreative. Rreth kohës kur ai vdiq,  më 2014-ën, neuropatologjia e njohur si sëmundja Lewy body kishte zbrazur nivelet e tij të dopaminës , ashtu siç ka rrëfyer e veja, Susan Williams  në një ese me titull “Terroristi brenda mendjes së burrit tim”.

Mes së gjithës ka nyje të sukseseve të tij më të mëdha –Good Morning, Vietnam, Dead Poets Society, Moscow on the Hudson dhe  Good Will Hunting – dhe pasazhe prekëse nga Znj.Doubtfire, një nga lulëzimet më brilante  komike të Williams-it. Në përgjithësi,  megjithatë, më shumë vëmendje i është kushtuar krijimtarisë sesa biografisë së tij. Për një subjekt si Williams, strategjia ka kuptim: ai i dha aq shumë prej vetes audiencës sa, jashtë skene, shpesh nuk kishte karburant në depozitë. Sot, e gjejmë veten duke zhurmuar  për të ditur më shumë sesi janë të famshmit në jetën e vërtetë, pas grimit  dhe orkestrimeve të kujdesshme publike. Williams, megjithatë, ishte ai yll i rrallë, humanizmi dhe shpirti i të cilit rrezatoi prej gjestit të tij komik. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë