Mendim

Brataj: Rritja e shifrave, alarmante, duhet të jemi gati për çdo lloj skenari

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, ka komentuar situatën e koronavirusit në vend dhe shifrat e rasteve të reja që vijojnë të rriten, së bashku me humbjet e jetëve.

Sipas tij, rritja këtyre numrave është një sinjal alarmi, që sinjalizon se Shqipëria duhet të jetë gati për çdo lloj skenari. "Këto 2-3 ditë po monitorojmë dhe analizojmë situatën dhe do të shohim më në detaj gjendjen aktuale, masat dhe situatën aktuale, ka ardhur momenti i vaksinës që duhet të ecim me hapa më të shpejta, por është momenti i fundit i kësaj pandemie, i këtij problemi që kemi”, tha Brataj.

Eksperti theksoi se është kundër një karantine të plotë në të gjithë Shqipërinë sepse kjo do të ishte e rëndë për ekonominë dhe për shqiptarët nga pikëpamja e shëndetit mendor.

“Unë do t’i referohesha linjës që ndjekin tek gjithë vendet e tjera. Edhe masat më shtrënguese kanë dhënë rezultat pothuajse në të gjithë vendet. Personalisht do të isha për shtrëngim masash, kufizimi i disa aktiviteteve, i orareve më shumë si të gjithë Europën deri në orën 6 pasdite. Mendoj që baret e restorantet janë nga burimet më të mëdha dhe po të ishte për mua, do të kisha një kufizim më të madh. Për mbyllje totale nuk do të flisja”, tha Brataj, i ftuar në një emision televiziv.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë