Mendim

Bota nuk mund ta lejojë Rusinë të kepërdorë Interpolin!

Muajin e kaluar, gruaja e Meng Hongwei, ish-presidentit Interpolit, raportoi se burri i saj ishte zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë, tre ditë para se qeveria kineze të pranonte arrestimin e tij dhe ta vinte nën hetim. Pas kësaj, Interpoli mori një njoftim për dorëheqjen e Meng. Megjithatë nuk u zbulua kurrë nëse e kishte shkruar ai apo jo,. Të shtunën e kaluar, një zyrtar rus ishte kandidati i parë për për të zëvendësuar Meng si presidenti i Interpolit. Në fillim mendova se kjo duhet të ishte një shaka. Rusia ka demonstruar disa nga tendencat më kriminale të çdo vendi në botë. Agjentët e saj përdorën armë kimike për të vrarë një spiun rus në Britani.

Raketat ruse vranë 298 të pafajshëm në një avion që po fluturonte mbi Ukrainë. Dhe operativët e Kremlinit kanë ndërhyrë me zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Rusia nuk duhet të jetë në listën e vendeve që mund të marrin lidershipin e Interpolit. Por për fat të mirë, asambleja e përgjithshme e Interpolit në Dubai vendosi se presidenti i ardhshëm i Interpolit do të ishte koreanojugori Kim Jong Yang. Ishte një clirim për të gjithë, pasi askush nuk donte të shikojë një rus në këtë post, aq më pak unë…

Në vitin 2012, arrita të bindja qeverinë amerikane të miratonte Aktin Magnitsky, ligj që ka marrë emrin e kolegut tim Sergei Magnitsky, i cili u burgos nga autoritetet ruse pas ekspozimit të korrupsionit të nivelit të lartë dhe vdiq në paraburgim pasi u dhunua dhe iu mohua kujdesi mjekësor. Ky ligj lejon Shtetet e Bashkuara të ngrnië asetet dhe të refuzojnë vizat për të gjithë rusët që abuzojnë me të drejtat e njeriut.

Që atëherë, Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të pamundurën për tu hakmarrë kundër meje, duke më kërcënuar madje edhe me vdekje. Por një nga përpjekjet më të dëmshmet të Moskës ihste keqpërdorimi i Interpolit, në mënyrë që të më arrestojë dhe të më ekstradojnë në Rusi, ku me siguri do të torturojnë dhe do të më vrasin. Moska fillimisht u përpoq të përdorte Interpolin duke lëshuar një “kod të kuq” për arrestimin tim. Interpoli hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar se kërkesa shkelte kushtetutën e Interpolit, pasi ishte padyshim e motivuar politikisht. 

Disa muaj më vonë, rusët u përpoqën përsëri të lëshon një kod të kuq për ekstradimin tim, i cili u refuzua sërish. Pas dy refuzimeve, ju mund të mendoni se Rusia do të hiqte dorë nga përpjekja për të përdorur Interpolin që të më arrestonte, por jo. Në vend të kësaj, rusët ndryshuan taktikë. Në tetor të vitit 2017, parlamenti kanadez miratoi njëzëri versionin e vet të Aktit Magnitsky. Si kundërpërgjigje, qeveria e Putinit aktivizoi një procedurë të Interpolit të quajtur “njoftimi për difuzion.” Kjo procedurë nënkupton po ashtu një urdhër arresti, por kërkon shumë më pak mbikëqyrje sesa një kod i kuq.

Përsëri, Interpoli ndërhyri, duke e deklaruar se kjo përndjekje ishte e motivuar politikisht. Pastaj, në maj të këtij viti, unë u arrestova në Madrid. Isha ftuar atje nga një prokuror i lartë spanjoll për të paraqitur prova kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave që po ndodhte në Spanjë. U arrestova në hotelin tim nga Policia Kombëtare Spanjolle, dhe u lirova vetëm pas intervenimit të Interpolit. Në reagim ndaj incidentit në Madrid, zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në Rusi, Yuri Chaika, dha një konferencë shtypi në Moskë, duke thënë se: “Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të arrestuar Bill Browder. . . . Ai nuk do të jetë në gjendje të flejë në paqe gjatë gjithë jetës së tij. ”

Të hënën në mëngjes, qeveria ruse shkoi një hap më tej. Zyrtarët në Moskë mbajtën një konferencë shtypi në të cilën më akuzuan për vrasjen e Sergeit Magnitsky dhe më shpallën si udhëheqës i një “grupi kriminal ndërkombëtar”. Rusia është përpjekur të përdorë Interpolin plot shtatë herë që të më arrestojë. Nëse ka ndonjë shembull që tregon përse Putin nuk duhet të ketë ndonjë autoritet në Interpol, jam pikërisht unë. Por fatkeqësisht nuk jam i vetmi. Rusia ka kërkuar burgimin e shumë personave të lidhur me Mikhail Khodorkovsky, ish-menaxherin e kompanisë gjigante të naftës, Yukos dhe një kritik i hapur i Putinit.

 Bill Browder 

Moska po përndjek edhe përkrahësit e Alekseit Navalny, aktivistit të njohur që ka dalë kundër korrupsionit. Çdo javë unë marr një telefonatë nga një viktimë e re e presidentit rus. Ne jemi bashkuar për të penguar Rusinë të përdorë Interpolin për të përndjekur viktima e saj, edhe pse kjo mund të na kushtojë shtrenjtë./Washinton Post/

 

Më Shumë