Mjedis

SHBA e Kanadaja po helmojnë botën me gaz metan

Shkencëtarët kanë treguar se sasia e gazit metan në atmosferë sa vjen edhe rritet, duke ndikuar kështu gjithnjë e më shumë në ngrohjen globale. Një ndër burimet e mundshme të këtij gazi është mbarështimi gjithnjë e më në rritje i gjedhëve, kryesisht lopëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
“Ne e dimë se kjo rritje e emetimit të metanit vjen kryesisht për shkak të prodhimit të karburanteve fosile dhe ky hulumtim, tregon se gjysma e tij vjen nga projektet për të nxjerrë naftb e gaz nga toka,” thotë Robet Howarth, një ekolog në universitetin Cornell dhe njëkohësisht, autori i studimit të botuar këtë javë në revistën Biogeosiences.
Sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës, rritja e nivelit të metanit në atmosferë është e rëndësishme, pasi ky gaz nxeh klimën me 80 herë më shumë se sa një sasi ekuivalente e dyoksidit të karbonit. Pas 20 vjetësh shumica e metanit do të kthehet në dioksid karboni.
Studimet e mëparshme kanë treguar se argjila në përgjithësi ka më pak karbon, sesa metani si gaz natyror konvencial dhe nga karburantet e tjera fosile si qymyri. Por Howath shpjegon se në të gjitha format ky gaz është i dëmshëm për klimën.
“Është e paqartë rritja e nivelit të metanit, po shenjat tregojnë gjithnjë e më shumë për puset e argjilës,” thotë Howarth.
Gërmimi i puseve përfshin nxjerrjen e një vaji ose gazi që fillimisht del bashkë me argjilën. Më pas me një sërë veprimtarish kimike ai kthehet në lëndën djegëse. Pothuajse të gjitha projektet e puseve në botë janë të përqendruar në SHBA dhe Kanada. Autorët tregojnë se rreth dy të tretat e gjithë prodhimit të gazit në botë gjatë dekadës së fundit, ka qenë gazi i prodhuar nga argjila në SHBA dhe Kanada, duke përdorur puset e shumta.

“Sasia e metanit e shtuar në atmosferë dekadën e kaluar gjithashtu korrespondon me studimet që tregojnë për operacionet e puseve,” shpjegon Howarth.
Një studim i vitit 2015 vlerësoi se rajoni i Barnett Shale në Teksas përçon rreth 544,000 ton metan në vit duke përdorur një normë konservative të rrjedhjes së këtij gazi prej 1.5 përqind. Kjo është e barabartë me 46 milion ton CO2, më shumë se mund të prodhojë disa shtetet së bashku.
Shkencëtarë të tjerë thonë se analiza e mostrave të gazit në vrimat e puseve nëpër një numër të madh projektesh mund të vërtetojë ose prishë hipotezën e Howarth.
"Nëse Howarth ka të drejtë, atëherë ne e dimë se operacionet e gazit argjilor po e përkeqësojnë ngrohjen globale dhe përpjekjet për të ruajtur temperaturën globale nën 2 gradë celsius,” shprehen ata.
Dihet që kushtet e vështira klimaterike do të sjellin gjithashtu edhe shqetësime shëndetësore. Ky fakt ka bëre që Franca dhe Gjermania të ndalojë gërmimet e tokës për të marrë argjilë. Një studim i vitit të kaluar, i cili shqyrtonte vendet e ndryshme ku janë kryer projekte të shumta për puset, ka treguar se fëmijët që lindin vetëm, një kilometër larg puseve ka gjasa të kenë probleme shëndetësore të mëdha dhe organe jetësore të pa formuara mirë. Gjithashtu, shkencëtarët kanë deklaruar se gërmimi i puseve është i lidhur ngushtë edhe me tërmetet e shumta me të cilat bota është përballur kohët e fundit. /National Geographic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë