Keshilla

Bota është në krizë për qumësht formulë: Si t’i ushqeni fëmijët gjatë mungesës së tij

Prindërit të cilët nuk kanë mundësi t'i ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri, kudo në botë, thonë se janë në krizë për gjetjen e formulave të qumështit për foshnjat e tyre.
“Është e frikshme se për këto nëna kjo çështje po kthehet në problem”, ka thënë pediatrja Tanya Altmann.
Problemet e zinxhirit të furnizimit dhe tërheqjet e produkteve kanë shkaktuar mungesën e qumështit formulë.
Prodhuesit kanë thënë se po prodhojnë me kapacitet të plotë. Duke bërë sa më shumë që të munden.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po punon me Abbott Nutrition, një kompani që prodhon qumësht formulë, për të rifilluar në mënyrë të sigurt prodhimin.
Pediatrit janë të shqetësuar për ndikimet shëndetësore të disa prej ideve të postuara në internet. Ata thanë se ka mënyra për të kapërcyer mungesën e qumështit formulë.

A mund të bëhet qumështi formulë në shtëpi?

"Ka shumë diskutime rreth krijimit të formulës tuaj në shtëpi. Por unë dua t’i shmang këto mënyra sa më shumë të jetë e mundur”, tha pediatri Steven Abrams.
Ndërsa Altman shton se formulat janë komplekse dhe studiuesit shpenzuan vite për t’i prodhuar.
Formulat për foshnjat duhet të jenë me proteina, yndyra, vitamina dhe minerale, shumë prej të cilave nuk mund t'i blini në dyqane.
“Dhe sasia duhet të jetë i saktë për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjave, shtoi ajo.
Formulat e bëra në shtëpi mund të rezultojnë që foshnja të mos marrë ushqimin e duhur ose që raporti i elektroliteve të tyre të prishet, gjë që mund të jetë e rrezikshme.
Ka pasur edhe raste të kontaminimit bakterial, i cili mund t'i sëmurë foshnjat.

Foto ilustruese-Mungesa e qumështit formulë-Marrë nga CNN.


A mund të zgjas furnizimin tim me formulë?

Shtimi i burimeve të tjera ushqimore ose shtimi i më shumë ujit në formulë është joshëse ndërsa formula po i afrohet fundit. Por pediatrit thonë se kjo nuk është një ide e mirë.
Familjet mund të fillojnë të fusin ushqime të ngurta në dietën e një foshnjeje. Por kjo kur foshnja është rreth 4 deri në 6 muajshe.
“Edhe kur filloni ushqimet e ngurta, qumështi i gjirit ose formula është ende burimi kryesor i të ushqyerit për fëmijën tuaj”, tha Altmann.
Shtimi i ujit në formulë mund të hollojë profilin thelbësor të lëndëve ushqyese dhe të çojë në probleme serioze shëndetësore”,shtoi ajo.

A mund të përdor formulën e vogëlushit ose qumështin e lopës në vend të kësaj?

Ndoshta. Në të vërtetë varet nga sa vjeç është fëmija juaj dhe çfarë thotë pediatri juaj.
“Të paktën për gjashtë muajt e parë, formula e specifikuar për foshnjat është vërtet e rëndësishme”, tha Altmann.

A mund të blej formula ndërkombëtare në internet?

Altmann tha se ka disa produkte me cilësi të lartë të prodhuara në Evropë dhe Australi që janë në dispozicion në internet. Por është e rëndësishme të siguroheni që po porositni nga shitës të autorizuar.
Ajo rekomandoi blerjen e formulave nga farmacitë e besuara të vendit dhe të miratuar nga FDA.
"Jo të gjitha formulat ndërkombëtare janë krijuar në mënyrë të barabartë. Kështu që ju mund të dëshironi të siguroheni që e dini se çfarë po merrni dhe se është një produkt me cilësi të lartë," tha ajo.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë