Shkencë

‘Bota e fshehur’ 500 m nën akull në ‘lumin’ e Antarktikut

Nën një sasi të madhe akulli në Antarktidë, në një shpellë qindra metra të lartë, janë gjetur krijesa të vogla si karkaleca, në një ekosistem nënujor që deri tani ka qenë një sekret i mbyllur nga akulli.

Një ekip shkencëtarësh nga Zelanda e Re zbuluan ekosistemin 500 metra nën akull në një grykëderdhje, qindra kilometra larg skajit akullnajor Ross.

Krijesa të ngjashme me karkalecat në një ekosistem nënujor të sapozbuluar

Të dhënat satelitore tregojnë se ajsbergu C-38 është krijuar nga copa akulli që janë shkëputur nga akullnaja.

Studiues nga universitetet në Wellington, Auckland dhe Otago në Zelandë po studionin se çfarë roli mund të luajë grykëderdhja në shkrirjen e akullit të shkaktuar nga klima.

Por kur ata shpuan akullin, kamera e tyre kapi krijesa të vogla si gaforre dhe karkalecat.

Vendi i kërkimit në Antarktidë. Një rrjet liqenesh dhe lumenjsh të fshehur të ujërave të ëmbla shtrihet poshtë shtresave të akullit.

“Për njëfarë kohe, menduam se diçka nuk shkonte me kamerën, por kur fokusi u përmirësua, vumë re një tufë krijesash rreth 5 mm në madhësi”, tha Craig Stevens nga Niwa.

Ai tha se një zbulim i tillë tregon se ka një ekosistem poshtë akullit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë