Ne rrjet

Borrell telefonon Thaçin dhe Vuçiçin: Rikthehuni në dialog!

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka telefonuar sot presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiçin për tu kërkuan të ritkthehen në tryezën e bisedimeve.
Borrell raportohet se shfaqi gatishmërinë e tij personale që vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmoi edhe një herë planet për të vizituar Prishtinën dhe Beogradin.
Gjatë bisedës me presidentin Thaçi, Borrell u interesua edhe për zhvilimet politike në Kosovë, sidomos ato rreth formimit të qeverisë së re.
Ai kërkoi që forcat politike në Kosovë të formojnë sa më shpejt qeverinë dhe institucionet përkatëse.
Në komunikatën e lëshuar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së thuhet se Borrell kërkoi nga aktorët politikë në Kosovë të veprojnë në interes të qytetarëve.
Në bisedat me dy presidentët, Borrell foli edhe për përgatitjet për samitin e Zagrebit, midis përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në fillim të muajt maj.
Ai pritet që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fillim të muajit shkurt, por kjo do të varet po ashtu nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

Më Shumë