Treg

Bordi s’shfuqizohet, vendimet e BE më 5 shkurt mund të rrisin përsëri çmimin e naftës

Nga Gazeta ‘SI’ - Bordi i Transparencës në vend, që vendos çmimet e karburanteve dhe vendos marzhet e fitimit për kompanitë e tyre nuk do të shfuqizohet të paktën deri pas muajit shkurt 2022, kur janë parashikuar luhatje të tjera të çmimit të naftës.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskalë në MFE u shpreh në komisionin e Ekonomisë se vendimet që do të marrë BE-ja për naftën ruse më 5 shkurt do të sjellë çrregullime të tjera, prandaj Bordi do të vazhdojë punën.

“Gjatë dhjetorit u vu re një stabilizim i çmimeve dhe ne menduam të shfuqizojmë bordin. Por çfarë po ndodh tani? Më 5 shkurt BE do të marrë vendim për naftën ruse dhe çmimi nuk parashikohet, prandaj Bordi do të vijojë punën deri sa të stabilizohen përsëri”, - shpjegoi Lera.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e ministrisë në Komision treguan se shpenzimet buxhetore në llogari të muajit dhjetor, por që zgjaten në janar kanë arritur në vlerën e 630 mld lekëve dhe deficiti është rikthyer, në nivelin e rreth 70 mld lekëve.

Shpenzimet kapitale kanë ngelur vetëm rreth 5% të parealizuara dhe borxhi publik ka rënë në masën e 68.8% të PBB-së.

Sipas raportimi, 58% e të ardhurave të larta gjatë 2022-shit kanë qenë rezultat i çmimeve të larta dhe TVSH-së, ndërsa 42% nuk kanë pasur lidhje me inflacionin, por janë tregues si p.sh rritja e kontributeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë