Sport

Bolt bëhet xheloz dhe akuzon Jacobs: Veshi këpucë të çuditshme, qesharake!

Medalja e artë e fituar në Tokio nga Marcell Jacobs në garën e 100 metrave vazhdon të diskutohet. Pas akuzave të shtypit britanik për përdorim dopingu, vjen edhe një deklaratë polemizuese nga kampioni Usain Bolt, një legjendë e gjallë e atletikës ndërkombëtare.

Xhamajkjani e ka kritikuar atletin italian për këpucët e tij, që i konsideron një inovacion "të çuditshëm dhe të padrejtë, në kufijtë e qesharakes”. Sipas Bolt, këto lloj këpucësh ndihmojnë sportistin që i vesh. Po çfarë kanë të veçantë këpucët e Marcell Jacobs?

Jacobs gjate gares se 100 metrave. Gazeta Si, 4 gusht 2021

Kanë një formë që e bën më efikase shtytjen dhe koordinimin e lëvizjes. Këpucët e përdorura nga Jacobs peshojnë 173 gramë dhe kanë taka 20-milimetërshe. Piastra e karbonit që këpucët kanë në brendësi krijon një trup të vetëm dhe është pak më e gjatë se shputa e këmbës. Një veçanti që shton sipërfaqen e kontaktit të këmbës me pistën dhe garanton më shumë stabilitet, duke favorizuar shpejtësinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë