Sport

Boksieri Joshua nuk ndalet: Jam gati të sfidoj edhe King Kong

Fitorja spektakolare e një dite më parë në një Wembley të mbushur si kurrë më parë i ka dhënë kurajë boksierit britanik Anthony Joshua. Pasi mposhti në 7 raunde me K.O, Alexander Povetkin, britaniku duket në formën e tij maksimale me 22 fitore në po aq ndeshje.

Për mediet britanike pas kësaj fitore të bujshme, Joshua ka deklaruar: “Jam gati t’i sfidoj të gjithë. Kur them të gjithë kam parasysh edhe Deontay Wilder, nëse ai është i disponueshëm.”

“Më sillni edhe Tyson Fury. Do të përballem edhe King Kong, nëse ai është i disponueshëm. Nëse ndokush është vërtet gati të më luftojë, mjafton t’i bëjë një telefon Eddie Hearn dhe vetëm kaq mjafton”.

Edhe pse Joshua flet me gjuhën e tij, ashtu siç boksierët dinë të shprehen, përballja me Tyson Fury apo Deontay Wilder nuk është kaq e thjeshtë.

Për të shkuar deri tek një përballje si ajo që pamë në Wembley pak ditë më parë duhet shumë punë dhe një seri e gjatë negociatash. Boksieri britanik mund të ndeshet me të dy kundërshtarët e tij më të mëdhenj, Tyson Fury dhe Dillian Whyte, por sigurisht pas plotësimit të disa kushteve që të dy menaxherët e sportistëve do i parashtrojnë.

Por edhe pse do duhet të presin pak për një përballje të këtij kalibri, fansat e dinë mirë se një ndeshje e Joshua ia vlen, pasi spektakli është i garantuar. Një gjë e tillë ndodhi edhe në mbrëmjen e së dielës në Wembley në Londër, që do jetë një përballje boksi që do mbahet mend gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë