Muzike

Bob Dylan, mjeshtri i shpikjes së vetes

“Në në një koncert të Bob Dylan-it, nuk mund të marrësh çfarë dëshiron; ti merr atë që ka nevojë ai”. Dylan duke performuar në Los Anxhelos, më 2012 –ën. Foto: Polk/Getty Images

Bob Gordon/ The Guardian –Bob  Dylan nuk është si shumica e artistëve legjendarë të epokës së tij: nuk do të jetë kurrë – dhe historikisht nuk ka qenë –për të kënaqur pritshmërinë e audiencës apo nostalgjinë. Në në një koncert të Bob Dylan-it nuk merr atë që do, merr atë që i nevojitet atij.

Kjo, gjithnjë ka çuar në ankesa rreth listës së interpretimit të këngëve të tij klasike dhe sjelljes  në skenë  kundrejt audiencave.  E gjithë  turma e Arenës Perth,në Australinë Perëndimore, me kapacitetin në tre të katërtat e saj, dukeshin të gatshëm për sfidën.

Megjithëse  një koncert i Bob Dylan-it është në listën e dëshirave të jetës për shumë njerëz, nuk ua  ka bërë shumë të vështirë fansave australianë: turi i tij aktual është vizita e tretë në Australi, në shtatë vite. Që nga koncerti i fundit më 2014 –ën, Dylan ka publikuar disa albume që i kushtuan vëmendje Treat American Songbook: Shadows in the Night (Libri i Madh i  Këngëve Amerikane: Hije në Natë) publikuar më 2015-ën,  Fallen Angels (Engjëj të rënë), një vit më vonë dhe Triplicate, (Trefisho),  i cili u publikua vitin e kaluar e që, përbëjnë opusin prej 3 CD-sh.

Interpretimet e reja të Dylan-it me shumë swing për standardet e grupeve të mëdha,  janë të qeta dhe janë pritur mirë dhe me zërin dukshëm më të fortë se në turet e mëparshëm, duket se kanë luajtur rol në mbetjet e materialeve të tij muzikorë.  

Me humor lehtësisht të lëkundshëm në “Things has changed” (Gjërat kanë ndryshuar) – një performancë e  errët në filmin e vitit 2000 “Wonder Boys” – Dylan dhe banda e tij e kahershme u përshtatën aty si gishtërinjtë në dorezë. Ndjekur nga “It Ain’t Me, Babe” (Nuk isha unë, zemër) – si çikrik për zemrën dhe  “Highway 61” (Auststrada 61) e ripërpunuar, linjat e mjegullta mes së vjetrës dhe së rese kanë nisur të tregojnë se do të vijë  e gjitha përmes filtrave të tij bashkëkohorë.

https://www.youtube.com/watch?v=L9EKqQWPjyo

Madje edhe këngët nga albumi më i fundit i Dylan-it me kompozime origjinale i vitit 2012, “Tempest”, po rindërtohen, ashtu si meloditë e dikurshme. Kënga “Duquesne Whistle”, frymëzuar nga “The Fats Waller” çelet si një bredhje plot gjallëri;  bateristi George Receli  luan ritmin me  perkusionistin  Charlie Sexton dhe Stu Kimball  vjen me një sesion të shtrirë në një tjetër akord. “Pay in Blood” i kushton pak vëmendje strukturës së ngurtë origjinale  për atmosferë më të çlirët dhe më pas “Early Roman Kings” derdhet në blues të pastër.

Dylan në vitet '70 

Përzgjedhja e sferave të reja  të ëmbla dhe  e plagëve të ndryshme në materialet e tij,  ka qenë gjithnjë mënyra e Dylan-it, por këto ditë ato rizgjime vijnë shumë më thellë dhe ndoshta më sentimentale. Këto janë shembuj  në albumet e lartpërmendura “Standardet amerikane”  ku Dylan di si të të thyejë zemrën në një mënyrë të re, në këngët që historikisht kanë copëtuar  zemra. Dëgjoni pak   “Some Enchanted Evening”,  si fillim dhe aty gjen ato çaste brenda këngëve të tij të njohura. Është sensacionale të dëgjosh audiencat të brohorasin kur një frazë e famshme e tij apo një këngë po këndohet, këta xhevahire të panjohur  deri tani e që zbulohen si  “Tangled Up in Blue”, “Desolation Row” dhe  “Don’t Think Twice, It’s Alright”. Në vitin 2018, të gjitha ato përfitojnë prej trajtimit që artisti u bën.

https://www.youtube.com/watch?v=vWwgrjjIMXA

Ndoshta, burri i vjetër që i shkroi ato versione po i përgjigjet të riut që i lindi. Ndonjëherë duket se Dylan-i, i cili këto kohë qëndron gjatë gjithë kohës pas pianos, ndonjëherë i ulur, ndonjëherë më këmbë, me raste bredh pak instrumentalisht, me bandën përreth, ndoshta i pasigurt se kush do e marrë solon tjetër. E megjithatë dikush e bën dhe vargu i fundit apo akordi rrëbeshet pas atij fund-prezantimi që ka dalë nga binarët. Janë muzikantët e vërtetë që luajnë në çastin dhe për çastin dhe Dylan godet në tastierë duke plotësuar po aq sa edhe kontrastuar, në mënyrë intriguese,  ritmin e kitarës së Kimball-it. Kur aventuroret sërish në harmonikë, është po aq i njohur sa vetë zëri i tij dhe i duartrokitur po aq – si një kartolinë nga vitet  ’60.

Banda e rrethon Dylan-in si në ato skenografitë e salloneve, e theksuar bukur nga dritat vintage të  studiove Hollwywood 5K që varen nga lart, vetë me raste ndizen për të theksuar praninë e tyre. Banda ndriçohet zbehtë rreth kufijve të skenës dhe efekti që del nga kjo i flet muzikës siç banda luan për, por jo tek audienca.

“Thunder on Mountain” e vitit 2006, del të jetë aromë rock’n’roll, me një shpërthim të baterisë që i referohet hitit të Surfaris-it, “Wipeout”. Më pas, Dylan sjell këngët e besimit të viteve ’70, “Gotta Serve Somebody”,  me një pjesë kitare nga tema “Peter Gunn” e Henry Mancini-it dhe po; ka efekt. “Blowin’ in the Wind” dhe “Ballad of a Thin Man” mbyllin  netët e gushtit në turin  tij, njëra më besnike se tjetra.

Nëse do e vlerësonit Bob Dylan-in si  shpikësin e vetes, do të ishit magjepsur nga kjo shfaqje. Nëse jo, mbani mend se kanë kaluar 52 vjet , ku  një njeri nga publiku në  “Manchester Free Trade Hall”  i  ulëriu  “Judë”  Dylan-i, që ai mban në duar një kitarë elektrike. Ashtu siç performanca e tij e thekson “ Things Have Changed”  (Gjërat kanë ndryshuar), e megjithatë, ata kanë qenë gjithnjë ndryshim. Turi i Bob Dylan-it nw Australi dhe Zelandën e Re do të vijojë deri në fund të gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë