Portofol

BMW do të rrisë çmimet, shkaku Brexit

Brexit do të ketë pasoja edhe për kompaninë e automjeteve BMW.

Kjo e fundit është shprehur se kostoja e çdo marrëveshjeje të re doganore pas Brexit do të nxiste rritjen e çmimeve të makinave të saj.

Ian Robertson, përfaqësuesi special britanik i BMW-së, tha se sistemet e reja doganore dhe magazinimi do të shtonin koston e krijimit të makinave të tilla si Mini.

Ai tha: "Është një rrezik potencial... do të donim ta shmangnim."

Por shtoi se BMË do të detyrohej të investonte në sisteme të reja doganore në verën e vonë nëse nuk do të kishte ende një marrëveshje të qartë tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian .

Sipas tij pa një situatë të qartë, BMW do të jetë e detyruar që në Gusht ose  Shtator të pregatitej për një Brexit të rëndë dhe vonesat doganore rreth një kufiri të vështirë.

Robertson tha: "Këto data të fundit të verës janë gati reale. Ky është momenti kur planet e emrgjencës aplikohen, dhe ky është momenti sigurisht kur ne kemi nevojë të shohim qartë."

Por ai shtoi se BMW nuk ka asnjë qëllim për të lëvizur fabrikën e saj nga Mbretëria e Bashkuar.

"Ne duhet të nisim të mendojmë për mënyrën se si do të menaxhohen kamionët tanë në kufi dhe se si rezervat tona do të ruhen në fabrikat tona,"  th Z. Robertson.

“Kjo situatë i shton një barrë të rëndë industrisë. Na shton ne një barrë të rëndë duke u përpjekur for të gjejmë rrugëzgjidhje, ndërkohë që duhet të fokusohemi në çështje më konstruktive.

"Klientët tanë presin nga ne vlerë të shtuar në makinat e prodhuara . Ata konsiderojnë vlerë të shtuar inovacionin dhe teknologjinë. Unë mund t’ju them se, nuk kam dëgjuar ndonjeherë ndonjë klient që ta lidhë vlerën me doganat."

Mbështetja japoneze

Ndërsa Shoqëria e Prodhuesve të Makinave dhe Tregtarëve thanë se investimi në industrinë e automobilave në Mbretërinë e Bashkuar ishte përgjysmuar në vitin e kaluar për shkak të pasigurisë së Brexit, disa kompani të tilla si Toyota kanë vazhduar të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë për BBC, Kōji Tsuruoka, Ambasadori japonez në Mbretërinë e Bashkuar, tha se MB kishte një ndjeshmëri të fort për kompanitë japoneze të prodhimit të makinave.

Ai u shpreh se: " Mbretëria e Bashkuar është një ekonomi e industrializuar dhe mbështetet shumë në kërkimin dhe zhvillimin, dhe ka fleksibilitet  në lëvizjen e sektorit drejt të ardhmes. Rezultati i Referendumit jo domosdoshmërisht ka influencuar  tërheqjen ose forcën e bazës high-tech në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e kërkimit dhe zhvillimit dhe po vazhdon të shihen investime japoneze në këto sektorë të ekonomisë britanike.

"Por kur bëhet fjala për tregtinë, dhe disponueshmërinë e tregut, ata duhet ta rikonsiderojnë, nëse ka ndonjë pengesë për të bërë tregti me një treg të madh në të cilin ata eksportojnë nga Britania e Madhe - dhe tregu i BE-së sigurisht që është një prej tyre. Ata do të shikojnë me shumë kujdes dhe me shumë vëmendje."

Në muajin Maj, BMW ishte pjesë e një grupi liderash biznesi që përfshinte krerët e BP, Nestle, dhe Vodafone, të cilët i thanë Theresa May në takimin e Downing Street se një marrëveshje tregtare me BE duhet të jetë "pa asnjë fërkim si me një bashkim doganor".

BMW punëson 8,000 njerëz në operacionin e saj të prodhimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 14,000 të tjerë në rrjetin e shitjeve me pakicë.

Ajo prodhon Mini pranë Oksfordit, Rolls-Royce në fabrikën e saj Goodwood dhe motorët me benzinë në Hams Hall në Warwickshire.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë