Lajme

Bllokohen mjetet luksoze në Kakavijë, procedohen dy të huaj e dy shqiptarë

Policia Kufitare në bashkëpunim me agjentët e Frontex ka bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës dy mjete luksoze, të cilat dyshohet se janë vjedhur në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, si dhe ka sekuestruar një dokument që dyshohet të jetë i falsifikuar dhe që do të përdorej për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia thotë se janë proceduar penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas grek dhe një shtetas boshnjak dhe dy shqiptarë.

Policia njofton se ka sekuestruar mjetet luksoze tip “Audi Q7” dhe “Nissan”, ku ky i dyti ishte me targa bullgare dhe përdorej nga një 56-vjeçar grek, ndaj të cilit ka nisur hetimi.

Siç njofton policia, është sekuestruar automjeti i markës “Nissan”, me targa bullgare, në pronësi të një firme të huaj dhe në përdorim nga shtetasi grek me iniciale N. D., 56 vjeç, banues në Kozani, Greqi. Automjeti rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë mjeti dyshohet i vjedhur dhe i trafikuar. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Po ashtu është sekuestruar automjeti i markës “Audi Q7”, me targa shqiptare, i drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale A. B., 53 vjeç, banues në Vlorë. Ky automjet rezultoi me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe i vjedhur në vendet e BE-së. Drejtuesi u procedua për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike".

Gjithashtu, automjeti i llojit “Rimorkio”, i markës “Mercedes Benz”, me targa të Bosnje Hercegovinës, me drejtues shtetasin boshnjak me iniciale M. D., 41 vjeç, banues në Bosnje Hercegovinë. Ky automjet rezulton me numër shasie të dubluar (falsifikuar) dhe si rrjedhojë i vjedhur dhe i trafikuar. Shtetasi u procedua për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Policia ka sekuestruar edhe një leje drejtimi greke e dyshuar si e falsifikuar. Leja e drejtimit i përkiste shtetasit shqiptar me inicialet V. P., 57 vjeç, banues në Greqi. Ky shtetas u procedua për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/816514332157278/?__xts__[0]=68.ARBNjGjUXNEyORjqQvsbi1wlen4USyvmOE8rlIoxKy9Qmr7ZXmGrKsqE83qaUjkzofI_NNMAuTlCQ0fhxdB5UwO_Qz1w30NV75DC7cHkPyPrbpdnzmUk605tspHXaUuHfSjff8w_MD3O8vfrcNcbqWowtDGGaJeCzT3jR1PKvW-yKjgJuOjpBgITG2MGkCTYyh5msO78fe1m-xWEKHZrI1HfU72wgDIOtj9QN1A03OstrFgxIBCiMg1dlS9XJlCk9NWzGoAG7l6MOBEXEvBos3xOG0I9pJd8b0wVQish7qIY5Bu8XKFOpLC9wyaUrse8wneEjxA49Tfzymc1J1o8DqpzehFAoKsoNKjc9p7I&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë