Kosova

Bllokimi i autobusëve në kufi, Von Cramon thirrje Serbisë: Ndaloni së turpëruari veten!

Nga Gazeta 'Si' - Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Von Cramon shtoi se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe duhet të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve që kanë pasaportën e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lërë qytetarët që posedojnë letërnjoftimin/pasaportën e Kosovës të kalojnë menjëherë kufirin! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon “X”.

Kosova është shprehur se një hap i tillë nga Serbia vjen pasi ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Europës u votua pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Qindra qytetarë të Kosovës që nga mesnata janë duke u mbajtur të bllokuar nga autoritetet serbe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë