Kosova

Bllokimi i autobusëve në kufi/ Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Nga Gazeta 'Si' - Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi të mërkurën.

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot disa autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Kurti tha se qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.

Më herët gjatë ditës, Kosova u kërkoi qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë