Kosova

Bllokimi i autobusëve në kufi, Kosova: Situatë e tensionuar sigurie! Evitoni me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Nga Gazeta ‘Si’- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që pas situatës së krijuar në pikat kufitare, të shmangin me çdo kusht kalimin në Serbi.

Qindra qytetarë të Kosovës që nga mesnata janë duke u mbajtur të bllokuar nga autoritetet serbe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

"MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja. Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë. Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës reth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë