Politike

Blinken takim vetëm me Ramën dhe Begajn, Basha: PD e ka provuar me çmim të lartë aleancën me SHBA    

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar pak para fillimit të seancës parlamentare vizitën e Antony Blinken në Tiranë.

“Sot dua t’i uroj në emër të Partisë Demokratike mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit, Blinken dhe delegacionit të tij. Ta siguroj se Partia Demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhe do të kenë gjithmonë një faktor politik krenar dhe strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe siç e ka provuar shpeshherë me një çmim të lartë të gatshëm për të mbrojtur parimet dhe standardet e kësaj aleance që nuk janë thjesht ushtarake apo të linjëzimit të politikës së jashtme së Shqipërisë me atë Amerikane.

Kjo është e mirëqenë, nuk ka qeveri shqiptare që të çedojë nga kjo, por ka të bëjë me një mesazh nga një tjetër sekretar shteti i ardhur si sot tetë vite më parë, nga sekretari Kerry, i cili e tha qartë se kërcënimi më i madh ndaj partneritetit strategjik, ndaj aleancës së vlerave që përfaqëson edhe aleanca jonë me SHBA, edhe NATO, edhe BE vjen pikërisht nga autokratë të cilët kufizojnë hapësirat e lirisë, manipulojnë zgjedhjet, vendosin nën presion gjykatat, krijojnë pandëshkueshmëri dhe kulturë korrupsioni, godasin median e lirë dhe kufizojnë hapësirën opozitare", tha Basha.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvilloje takime me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, ndërsa në axhendë nuk është përfshire asnjë takim me përfaqësues të opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë