Politike

Blinken: ‘Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë’

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi lidershipin e Ramës dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën që nga ditët e para të agresionit rus si dhe misionet e NATO.

“Ju falënderojmë për mikpritjen dhe për bisedën e drejtpërdrejt dhe të sinqertë. Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Ky partneritet është më i fortë se ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Folëm për punën e fortë për penëmbajtjen sa i përket Ukrainës. Diskutuam sot dhe për sfidat me të cilat përballemi dhe u fokusuam te çështjet e sigurisë. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e Ukrainës dhe ka dërguar ndër të parat armë për të përballur agresionin rus. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor. Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, tha sekretari Blinken.

Më tej, sekretari amerikan zbuloi se gjatë takimeve me Ramën bisedoi dhe për sulmet kibernetike të Iranit dhe kontributin e SHBA për përballimin e tyre, teksa nuk harroi të falënderonte Shqipërinë dhe shqiptarët për mikpritjen e mijëra afganëve.

“Jemi falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar me detyrimet e saj. Ka mirëpritur me mijëra të evakuuar afganë, sot pata kënaqësinë të takoja disa prej tyre, ata do vijnë në SHBA për të vazhduar kapitullin e ardhshëm. Unë pashë jo vetëm mirënjohje, por edhe mënyra si janë mirëpritur nga populli shqiptar dhe është e vështirë ta përshkruash sa vlen kjo gjë për miqtë tanë afganë. Ne jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë”, tha Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë