Futboll

Biznesmeni nga Pakistani, gati të blejë Wembley

Federata Angleze e Futbollit është duke avancuar në çështjen e shitjes së stadiumit “Wembley” tek investitorët privatë. Tashmë çështja është kaluar në Këshillin e Federatës Angleze të Futbollit dhe pritet që shumë shpejt të merret një vendim për shitjen ose jo. Sipas medieve britanike, stadiumi Wembley shtëpia e kombëtares angleze të futbollit, kërkohet me insistim nga biznesmeni mre prejardhje nga Pakistani, Shahid Khan.

"Shitja e Stadiumit Wembley dhe një plan i hartuar për të investuar 600 milionë paund në mjedise komunitare për futbollin, u prezantuan dhe do të diskutohen në mbledhjen e Bordit të FA", tha një zëdhënës i Federatës angleze të Futbollit.  Vetëm pas diskutimit në Këshillin e Federatës do mund të vendoset se si do të procedohet me këtë propozim të biznesmenit amerikano-pakistanez.

Khan së fundmi ka marrë aksione edhe në klubin e Premier League, Fulham edhe pse efektet e kësaj lëvizje në blerje lojtarësh ende nuk kanë filluar të ndjehen.  Plani i Federatës Angleze të Futbollit është që ta shesë stadium dhe ta përdorë atë vetëm për disa ndeshje të rëndësishme të kombëtares së “tre luanëve”.

Disa tifozë shprehën shqetësime rreth shitje së stadiumit që ai të ishte në pronësi private dhe mundësinë e riemërimit duke përfshirë një markë amerikane. Khan theksoi se Wembley do të vazhdojë të jetë shtëpia kryesore e ekipit të futbollit anglez dhe se pjesa "Wembley" e emrit do të mbetet, me mundësinë e shtimit të një sponsori.  Khan, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej  5.2 miliardë paund nga biznesi i pjesëve të makinave, i tha “Guardian” që ai parashikoi të bënte përmirësime në stadium.

"E dua Wembleyn si një stadium, si një institucion. Unë mendoj se është nën-shfrytëzuar. Trashëgimia e Wembley si tempulli i futbollit anglez është i rëndësishëm. Ne duam që ajo të qëndrojë në atë mënyrë dhe të ketë edhe ngjarje të tjera, duke përfshirë lojërat NFL. Unë mendoj se ka nevojë për investime dhe përditësime. Krahasuar me stadiumet amerikane, tabelat video janë diçka që duhet të rishikohen. Ka disa çështje standarde që duhen trajtuar."- tha Khan

Wembley është stadiumi mitik i anglezëve, aty ku është ngritur kupa e vetme e botës, që kjo kombëtare ka fituar. Disa vite më parë, kur Wembley u shemb për t’u rindërtuar nga e para, pati një debat shumë të madh, por që në fund të gjithë kanë mbetur të kënaqur kur kanë parë rezultatin.

https://www.youtube.com/watch?v=thws4bn_SKw

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë